5 këshilla bukurie që duhet të dijë çdo femër bionde

bjonde

Biondet! E kush nuk njeh të paktën një bionde në rrethin miqësor, familje apo në kolektivin e punës. Mund të jeni edhe ju një prej tyre.

Pak rëndësi nëse jeni të tilla nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është një trend që nuk del kurrë nga moda.

Edhe pse rreth tyre ka legjenda urbane, barsaleta apo shakara herë me apo kripë, të gjithë jeni të ndërgjegjshme se biondet janë femra shumë sharmante. Por sa e lehtë është të kujdesesh për flokët e verdhë, për më tepër lexoni këshillat e mëposhtme.

1.Përdorni një shampo të posaçme për flokët biondë: Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdorë mamaja ose motra. Është e këshillueshme të blini një shampo specifike që i përshtatet nuancës suaj, kjo do të shmangë krijimin e rrënjës ngjyrë portokalli me kalimin e kohës.

2.Bëni maska me proteina: Flokët që kanë një ngjyrë të celur kanë tendencë të këputen dhe të jenë më të brishtë krahasuar me flokët ngjyrë të errët. Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.

3.Lagni flokët me ujë me kripë para se të notoni në pishinë: Kjo do të bëjë që floku të mos thithë shumë klorin e ujit. Në këtë mënyrë ngjyra do të qëndrojë më gjatë dhe me shkëlqim.

4.Evitoni ujin që përmban shumë minerale: Dushi me ujë të tejmbushur me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shmangur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.

5.Mbroni flokët nga dielli: Rrezet UV janë të dëmshme edhe për flokun jo vetëm lëkurën. Përdoni një spraj që ka faktor mbrojtës të mjaftueshëm dhe aplikojeni çdo ditë ose sa herë që ekspozoni flokë në diell. Në këtë mënyrë flokët nuk do të dekolorohen, kurse majat nuk do të digjen.

Shkruar Nga
More from Revista User

4 gjërat që duhet të diskutoni me partnerin përpara se të vendosni të fejoheni

Për shumë çifte është një hap démodé, të cilit i ka ikur...
Read More