5 llojet e tradhtisë sipas ekspertëve dhe dy prej tyre nuk e përfshijnë partnerin

 

Çfarë kualifikohet si tradhti?
Është një pyetje e lashtë, një me një mori përgjigjesh që variojnë sipas personit me të cilin po flisni dhe sesa aventura jashtë martesore po përpiqeni si quani si të parëndësishme. Megjithatë ka më shumë mungesë besnikërie sesa të flesh me dikë tjetër.

Ligji thotë se të tradhtosh e dikë të të njëjtit seks nuk duhet shkelje kurore. Për disa, mund të jetë një rast i një mesazhi të thjesht me një ish apo duke parë në profilin e tyre, sqaron trajneria e lidhjeve Madeleine Mason.

Për shkak se njerëzit kanë kufij të ndryshëm disa mund të mendojnë se flirtimi është në rregull, ndërsa për dikë tjetër konsiderohet si tradhti emocionale, ka thënë ajo.
Ndërsa përkufizimet variojnë nga çifti në çift, ka shumë faktorë që shtrihen në të, si fshehtësia, mashtrimi dhe paqëndrueshmëria emocionale. Megjithatë sipas ekspertëve ka pesë lloje përfundimtare të tradhtisë dhe për habi, dy prej tyre as që e përfshijnë partnerin.

1. Tradhtia fizike
Kjo mund të vijë si surprizë, por të jesh fizikisht intime me dikë që nuk është partneri yt konsiderohet zakonisht si tradhti, vetëm nëse bën si Ross i serialit komik Friends dhe të këmbëngulësh se “keni marrë pushim”. Sado i qartë të duket edhe tradhtua fizike nuk është imune nga ambivalenca. Zonat gri ngrihen kur futeni në kohën e intimitetit, që vetja juaj adoleshente do e kujtojë si shkallë gjithëpërfshirëse nga puthje te penetrimi. Se në cilin nivel vendosni ta quani tradhti varet nga ju dhe partneri, ka thënë trajneri i lidhjeve Jo Barnett.

2. Të kesh fantazi seksuale për dikë tjetër
Është normale të fantazosh për njerëz që të dukesh tërheqës, pavarësisht nëse jeni apo jo në një marrëdhënie, ka thënë terapisti i marrëdhënieve Max Lundquist. Por ëndrrat në mulli rreth një arratisje me kopshtarin shkojnë drejt ujërave kurorëshkelëse ku çojnë në një sjellje të pasigurt dhe të pandershme, ka thënë ai. Me fjalë të tjera, nëse fantazitë tuaja me të ashtuquajturin kopshtar ju çon të kaloni të gjithë kohën duke mbledhur barëra të këqija në kopsht kur partneri mendon se jeni në punë, mund të bëhet problem.

3. Të kesh ndjenja romantike për dikë tjetër
E njohur gjithashtu si tradhtia emocionale, vijat e këtij lloji tradhtie mund të jenë pak të turbullta. Kjo çon te zierja e ndjenjave të fshehura për dikë tjetër që siç ka shpjeguar Barnett, është diçka jashtë kontrollit të partnerit tuaj. Ka një theks pandershmëria këtu.

Megjithëse nuk është krim të kesh marrëdhënie dashurie me më shumë se një njeri, Lundquist argument se harku i tradhtisë nis të luajë kur përfshihet fshehtësia, pra nëse ju e takoni personin tjetër prapa krahëve të partnerit. Megjithatë, Mason argumenton se që këto ndjenja të llogariten si tradhti, duhet të vihen në veprim. Nëse thjesht qëndrojnë në kokë tuaj “nuk do të quheshin tradhti në librin tim”, ka thënë ajo.

4.Shpenzime fshehurazi
Po, të fshehësh zakonet e të shpenzuarit nga gjysma juaj mnd të konsiderohet si formë e tradhtisë, argumenton Lundquist. Ky klasifikim ngrihet kur këto shpenzime prekin të dy njerëzit në një marrë dhënie dhe sërish njëri nga personat ngulmon t’i fshehë shpenzimet e veta, qofshin për arsye personale apo profesionale. Kjo mund të shkaktojë një problem sepse do thosha është e padrejtë të mos i tregosh këto aktivitete, kur e di se do të zbulohesh gjithsesi, ka thënë Barnett.

5. Aktivitet sekret në mediat sociale
Sipas Dana Weiser, profesore e zhvillimit njerëzor në Universitetin Texas Tech, tradhtia e mediave sociale po bëhen e zakonshme në marrëdhëniet romantike dhe zakonisht merr dy forma.
E para është seksuale; pra nëse kaloni kohë duke pëlqyer postimet në Instagram të ish-partnerit apo flirtoni me njerëz në aplikacione lidhjesh, ka thënë ajo.

E dyta, shpjegon Lundquist mund të përshkruhet si tradhti ndaj parterit me smartphone, duke kaluar më shumë kohë e angazhuar në median sociale sesa me të.

Megjithatë, Mason shton se kjo mund të konsiderohet tradhti vetëm nëse ka një motiv të tjetër të përfshirë që mund të çojë në aktivitete jashtëmartesore, siç është mesazhe me natyrë seksuale apo kalimi i një kohë të tepërt në biseda të thella online.

Përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të zgjojë pasiguritë brenda një marrëdhënieje, shpjegon Barnett. “Të fiksohesh mbi njerëzit që ndjek në Instagram mund të bëhet shumë bezdisëse dhe mund ta bëjë partnerin të ndihet më pak i sigurt”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sulmet në Idlib, Erdogan paralajmëron katastrofë humanitare

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një artikull për...
Read More
CLOSE
CLOSE