5 pyetjet e sikletshme nga punëdhënësi

Intervistat e punës janë një nga përvojat më të sikletshme të jetës. Të ulur përballë me shefin që po ju interviston për punën e re për të cilën keni aplikuar, ju mendoni se duke folur për aftësitë tuaja mund të shpresoni për më të mirën. Por gaboheni. Ekzistojnë disa pyetje që do t’ju vendosin me të vërtetë në vështirësi. “Liverpool Echo” ka publikuar një listë me pyetje të sikletshme që përdoren shpesh nga punëdhënësi.

1.Cili mendoni se është dështimi juaj më i madh?

Mënyra më e mirë që duhet të përgjigjeni është të tregoni një shembull që dështimin e keni kthyer në rast pozitiv. Sipas ekspertëve, gabimi më i madh që mund të bëni me përgjigjen është të thoni që nuk keni dështuar asnjëherë.

2.Pse ka një boshllëk në vitet tuaja të punës?

Nëse keni hapësirë boshe në CV-në tuaj të viteve të punës, atëherë ju duhet të jeni të përgatitur për të folur rreth saj. Mos u trembi dhe tregoni arsyet përse keni pasur shkëputje nga puna. Sigurohuni vetëm që të flisni pozitivisht. Nëse jeni larguar nga një punë, jini i sinqertë ta tregoni sepse një punëdhënës mund ta verifikojë lehtësisht atë që do t’i thoni.

3.Çfarë rroge synoni të keni?

Para se të jepni intervistë, duhet të keni një ide për pagën dhe rolin që do të keni në punë. Nëse kjo gjë nuk është e specifikuar në njoftimin për punë, atëherë bëni kërkime se sa është pak a shumë paga në sektorin që pretendoni të punoni. Ajo që nuk duhet të bëni, është t’i kërkoni punëdhënësit një pagë që nuk është realiste. Kjo do të shkatërrojë shanset tuaja për të filluar punë.

4.Çfarë ju motivon në punë?

Nuk ka përgjigje të drejtë ose të gabuar për këtë pyetje. Duhet të jeni i sinqertë për të treguar arsyet tuaja. Mos përmendi paratë. Kjo do të bëjë që eprori juaj të shqetësohet, pasi ju do të braktisni menjëherë kompaninë nëse ju ofrohet një mundësimi tjetër punësimi me rrogë më të madhe.

5.Preferoni të punoni vetëm apo në ekip?

Kjo është një çështje e vështirë, sepse të dyja janë të rëndësishme. Një mënyrë e mirë për t’u përgjigjur është që ta “shisni” veten si një bashkëpunues i punës në grup dhe punonjës i vetëm. Sigurohuni të tregoni se mund t’i bëni të dyja dhe jepni shembuj nga eksperiencat e kaluara.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me personin që mund të vrasë këdo dhe nuk dënohet

Personi i vetëm në botë që mund të vrasë dhe të mos...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *