5 veshjet më të pa rezistueshme për natën e Vitit të Ri

Vitrinat e dyqaneve, por edhe blogeret e modës kanë nisur në profilet e tyre të reklamojnë disa prej veshjeve që mund t’i vishni natën e ndërrimit të viteve. Nëse akoma nuk e keni vendosur dhe po përpiqeni të zgjidhni mes veshjeve më të veçanta për natën speciale, këto propozime që vijnë nga vajzat e njohura të modës, do t’ju ndihmojnë të gjeni më të mirën në gardërobë.

Blogeret sugjerojnë disa veshje që mund t’i kombinoni lehtësisht këtë fundvit e mund të ndiheni komode dhe festive në të njëjtën kohë.

Jumpsuit

Një jumpsuit i zi, duke i shtuar aksesorë të argjendtë ose të artë do ta bëjë veshjen e Vitit të Ri mjaft të veçantë. Çantën, në këto raste, mund ta zgjedhësh me ngjyra të forta për të thyer monotoninë e së zezës klasike.

Velvet

Velvet, këtë fundvit është më shumë se kurrë në modë. Me të gjitha ngjyrat dhe të gjitha modelet, velvet është një zgjedhje ideale për natën e ndërrimit të viteve.

Fustan i kuq

Nuk është kurrë jashtë mode dhe kurrë jashtë festave. Nëse je me të kuqe, je në festë. Nëse fustani është një satin maxi, je edhe seksi.

Metaliket

Gjithçka që mund të tregojë festën është edhe një fustan argjendi, i cili të jep shkëlqim gjatë gjithë mbrëmjes. Nuk është shumë e nevojshme të kërkosh vëmendje, sepse atë ta jep fustani. Një kombinim me aksesorë në ngjyrën e tokës do të ishte ideal.

Temina

Çfarë më shumë se teminat mund ta tregojnë atmosferën festive të ndërrimit të viteve? Një fustan të tillë, me siguri, e keni parë në shumë vitrina, por edhe në festat e fundvitit. Një model i thjeshtë, i lirshëm, por edhe komod, të nxjerr në pah linjat dhe të bën të jesh më festive.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ankthi i ndarjes nga celulari

Shumë njerëz nuk ndihen rehat pa pasur në duar celularin e tyre...
Read More