‘50 mijë kroatët’, ‘Rusia’, ‘Kina’, Rama dhe diplomati i BE

Kjo fillimjavë ka qenë e mbushur me takime të rëndësishme mes përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe politikanëve të Ballkanit Perëndimor sa i përket çështjes së procesit të integrimit.

Mes atyre që spikati me takimet dhe komentet e tij, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Në jo pak raste, ai përsëriti se rajoni rrezikohet nga ndikime të tjera, nëse Bashkimi Europian nuk do hedhë sytë nga Ballkani.

“Kina, Rusia dhe Turqia do na ofrojnë diçka tjetër,” tha Rama.

“Kina ka shumë për të ofruar,” tha kryeministri shqiptar.

Diplomati europian Thomas Mayr Harting, u përpoq të sigurojë Ramën se BE vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj rajonit.

“Dyshoj se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet pjesë e familjes kineze,” tha diplomati.

Nga ana tjetër, i përballur me pyetjet se përse shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi, Rama e përsëriti disa herë faktin që edhe nga Kroacia po largohen shumë njerëz.

“Vitin e shkuar janë larguar 50 mijë kroatë, por askush nuk flet për këtë,” tha Rama.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?

Nga Mustafa Nano U bë shumë zhurmë lidhur me një thënie timen...
Read More