“6 mijë euro për një legalizim”, zbulohet policja e arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, ku tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv” dhe “korrupsionit aktiv”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi. Punonjësja e policisë, Klea Sala u interesua në Hipotekë dhe tek ALUIZNI për më shumë se tre vjet për të siguruar legalizimin e ndërtesës së nënës së saj. Një shoqe e saj e ka njohur me një punonjëse të Hipotekës. Kjo e fundit e ka dërguar tek shefi i degës së ALUIZNI-t në Laprakë. Shefi i ALUIZNI-t të Laprakës kishte kërkuar shifrën prej gjashtë mijë eurosh për ta kryer legalizimin. Dorëzimin e parave e ka kryer punonjësja e Hipotekës. Pas përgjimeve, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e të katër personave të përfshirë në këtë histori.

Ngjarja

“Mësohet që prej vitit 2014, kur shtetsja ka aplikuar për lejen e një ndërtimi pa leje, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative. Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentat. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani. Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani. Shuma e parave, në formë rryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, B.Belli, ditën e dielë (datë 12.11.2017). Shtetasja B. Belli është takuar pasditën e së dielës me shtetasin M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave. Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e djeshme (datë 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndalimi

Prokuroria e Tiranës, bën me dije se pas krijimit të skenës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe pasditen e djeshme ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë: Klea Sala, punonjësve policie (aplikante), B. Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë, M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë, S. Musallaj.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More