‘613 kg kokainë’: Zbulohet kompania që porositi bananet, droga vinte nga Kolumbia

Kapja e një sasie prej 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit është një rekord për Shqipërinë.

Sasia u kap në një kontejner me banane.

Raportohet se kontejnerët kanë mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë.

Bananet ishin porositur nga kompania “Arbri Garden” me qendër në Manëz të Durrësit.

Nuk është arrestuar akoma pronari i kompanisë, por janë ndaluar tre persona

Ata njerëz të njohur të botës së krimit.

Droga mësohet se vinte nga Kolumbia.

Ajo kishte bërë një ndalesë në Maltë, për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Selami Xhepa: Shteti t’iu nënshtrohet rregullave të tregut si të gjithë operatorët

Fushata sensibilizuese e Institutit Pashko “Nuk na duhet shtet, por treg”, një...
Read More