7 gjërat që e bëjnë një femër të lumtur!

Askush nuk e di se çfarë duan femrat në të vërtetë. T’i kuptosh ato të duket si shkencë më vete, pasi janë më të vështira se meshkujt.

Në fakt nuk është edhe aq e vështirë nëse u shkon pas fijes ose thjesht hapesh mjaftueshëm me to për t’i kuptuar si ndihen apo çfarë duan.

Një mashkull mund të bëjë 7 gjëra mjaft të thjeshta për ta mbajtur një grua të lumtur pa u munduar shumë:

Besnikëria

Një nga virtytet që e mban një marrëdhënie gjallë dhe të fortë.

Sinqeriteti

Edhe nëse bëni diçka gabim, bëni mirë t’i hapeni partneres tuaj për të shmangur keqkuptimet.

Koha

Përpiquni të shpenzoni sa më shumë kohë me të edhe nëse jeni personi më i ngarkuar në botë.

Mirëkuptimi

Të merreni vesh me njëri-tjetrin është çelësi i një marrëdhënie të suksesshme dhe kjo nuk është e pamundur.

Bëhuni të ndjeshëm

Nëse partnerja juaj sheh se po i tregoni vëmendje dhe përkujdesje në këtë mënyrë do merreni vesh më mirë dhe besimi mes jush do të rritet.

Bëhuni forca e tyre

Një mashkull duhet ta mbrojë femrën e tij fizikisht dhe mendërisht. Këtë gjë e pret çdo vajzë nga mashkulli i saj.

Siguria

Një mashkull duhet të jetë i siguruar financiarisht dhe të ketë një të ardhme të sigurt për veten dhe personin që do të zgjedhë të kalojë jetën.

Kjo është një nga gjërat kryesore që femrat shohin tek një djalë që i tërheq.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shtator 2017

Dashi Mbajini premtimet që i keni bërë partnerit/es tuaj sepse përndryshe ai/ajo...
Read More