‘7 Marsi’: Nxënësit mbjellin pemë për të vegjlit e shtruar te pediatria në Tiranë

 

Fëmijët të cilët ndodhen të shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sot kishin disa vizitorë të veçantë.

Nxënësit e talentuar të shkollës “Mimo Mame” në kryeqytet organizuan për ta një koncert festiv dhe u dorëzuan të vegjëlve dhurata duke ua hequr për pak momente dhimbjet e sëmundjes e duke u sjellë atmosferë feste.

Por dhurata më e bukur ishte nisma për të mbjellë pemë të reja duke shtuar gjelbërimin rreth këtij spitali e duke krijuar një mjedis çlodhës dhe më të shëndetshëm për fëmijët e vegjël.

“Shkolla “Misto Mame” i mbolli 7 pishat e 7 Marsit me zyshat tek Spitali Pediatrik. Sa e bukur është Tirana e mirë, e njerëzve solidarë, që nuk gjejnë rast të ankohen, por të kontribuojnë me dashuri e mirësi. Bravo grupi, ju lumtë! Shumë krenar për ju”, shkruan Veliaj në Twitter.

Këtij aksioni iu bashkua edhe deputeti i zonës Ervin Bushati i cili u uroi fëmijëve shërim të shpejtë.

 

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Raporti: Rama falenderon dhe ‘thumbon’ ministrat teknikë

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi ministrat teknikë të qeverisë hartuan një raport...
Read More