7 shenjat që tregojnë se jeni më të zgjuar se mesatarja

smarter

Nëse e gjeni veten tek këta këta tregues, ndoshta mund të mburreni për IQ e lartë, por jo pa efekte anësore! Inteligjenca është e lidhur shpesh me çrregullime të humorit dhe shqetësime! Njerëzit e zgjuar prirën të shqetësohen, shkojnë në shtrat vonë, ato mund të jenë të çrregullt dhe të vuajnë nga çrregullime mendore! Ja disa tipare:

1. Kanë çrregullimet të humorit

Çrregullimet në humor mund të jenë çmimi që disa njerëz paguajnë për inteligjencën e tyre mbi mesataren!

2. Vuajnë nga ankthi

Njerëzit me një IQ më të lartë kanë tendencë që të vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit, se ato me inteligjencë mesatare.

3. Janë të pazakontë

Ato janë jo kovencionalë. Mund të jenë ateist dhe politikisht liberal.

4. Shkojnë në shtrat vonë

Në një studim ku u shqyrtuan zakonet e 20,745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkuan në shtrat pas mesnate dhe u zgjuan në mëngjes rreth oërs 8 kishin një IQ më të lartë se ata që shkuan në shtrat rreth orës 23.40 dhe u zgjuann ë 7:20.

5. Njerëzit me inteligjencë mbi mesataren nuk janë të kujdesshëm.

Hulumtimi gjeti se ata që janë më të lumtur dhe kanë inteligjencë të lartë, kanë tendencë të besojnë më lehtë. Rritja e besimit mund të justifikohet me një shkallë më të lartë të kënaqësisë në jetë, ose nga një gjykim më i lartë.

6. Marrin më shumë kohë për të vendosur

Kush është më shumë reflektiv dhe ka një IQ mbi mesataren nuk mund të jetë gjithmonë i vendosur në marrjen e vendimeve. Në të kundërt, ata që kanë një IQ nën mesataren, do të veprojnë me më pak vështirësi dhe pa probleme në marrjen e vendimeve.

7. Nuk kanë dëshirë të bisedojnë

Ky është një tregues shumë i diskutueshëm: njerëzit e zgjuar janë edhe më të vetmuar. Studimet kanë gjetur se sa më shumë një person me inteligjencë mbi mesataren shoqërohet dhe ndjek miqtë, aq më shumë i pakënaqur do të jetë me jetën e tij/saj. Njerëzit e zgjuar nuk kanë dëshirë të bisedojnë, ato nuk kanë shumë miq. Ata preferojnë të shkojnë në një rreth shumë të vogël të miqve të ngushtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ekonomia kroate shënon ngritje

Ekonomia e Kroacisë ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij...
Read More