8 policë ushtrojnë dhunë ekstreme ndaj 20-vjeçarit në Velipojë

Rreth orës 22:36 mbrëmjen së djeshme, një ngjarje e pazakontë ka çuditur pushuesit e plazhit të Velipojës.

Në rrugën kryesore, rreth 8 policë (3 rrugorë dhe të tjerët më furgon) kanë ndaluar një djalë rreth të 20-tave duke përdorur një ton të ashpër dhe dhunë fizike.

Dakort mor burr po pse bërtet?!- ka qenë përgjigja e djalit, ajo që i ka acaruar më shumë 3 prej policëve, të cilët shkuan ta nxirrnin me forcë nga makina e tij tip “Polo” ngjyrë gri e ta përplasnin sipër kofanos ndërkohë që i kishin vënë duart në fyt.

Sipas dëshmitarëve për “JOQ.al”, djali nuk kishte respektuar vizat e bardha dhe policët kishin gjetur një arsye për ta trajtuar si kriminel.

Kishin qenë banorët dhe tregtarët e zonës ata të cilët i kishin dalë në mbrojtje djalit po policët nuk i kishin vënë veshin duke e shtyrë me forcë në furgonin e tyre.

Dëshmia e mbërritur në redaksinë tonë:

“Pershendetje JOQ. Sonte rreth ores 22:36 ne plazhin e Velipojes para gjithe pushuesve ne rrugen kryesore, kto te ashtuquajturit “Policë” ndaluan nje çun dhe i thane te dilte nga makina duke i bertitur. E vetmja gje qe ai çun foli ishte “Dakort mor burr po pse bertet”.

Kaq mjaftoi qe ato ta nxirrnin me force nga makina, e kapen nga fyti dhe e perplasen siper makines se tij dhe 3 veta e kane marre furishem e shtyre ne fugonin e tyre. Ishin rreth 8 police, 3 rrugore dhe te tjeret me furgonin e tyre. Ne video dallohet dhe nje tregtare e cila ju bertet policve dhe i thote qe po e trajtoni si kriminel, kur e verteta ishte qe çuni s’kish respektuar vizat e bardha me cfare degjova”.

“Mbas 5 minutash furgoni hapi serish krahun dhe eshte ne videon e dyte qe shume kalimtare po denonin ashper sjelljen e tyre kundrejt djalit dhe e vetmja pergjigje e marre prej tyre ishte “Ikni n’puj tuj se s’dini gja ça ka ba ky djal” kur realisht te gjithe e degjuam tek i thonin djalit qe pse nuk ndalove se kishte njerez ne qarkullim. Theksoj qe djali ishte rreth 18-20 vjeç”,- deklarojnë të pranishmit në ngjarje për redaksinë tonë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ç’është bukuria e brendshme?

Me ‘karizmë’ konsiderohet kombinimi i sharmit, inteligjencës, humorit, optimizmit, ekuilibrit dhe e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.