8 talentet e futbollit: Shqipëria dhe Kosova nisin luftën se kush i merr në Kombëtare

Përtej diplomacisë së dy federatave, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë është e qartë se për lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë do të ketë një “luftë” të fortë.

Dhe kjo “luftë” duket se tashmë ka nisur.

Në faqen e saj zyrtare në Tuiter, Federata Kosovare e Futbollit bën me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për të bindur disa lojtarë, me në krye talentin e Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani, që të luajnë me kombëtaren e Kosovës.

Janë të njëjtët lojtarë, që edhe Shqipëria kërkon t’i marrë në kombëtaren e saj.

Në listën e publikuar nga Federata e Kosovës janë 8 lojtarë, mes tyre edhe Albian Ajeti dhe Florian Kamberi, të cilët më parë kanë thënë “Jo”, por gjithçka mund të ndodhë në vazhdim, raporton Vip Sport.

Lojtarët që Kosova kërkon t’i bindë të luajnë me kombëtaren e saj:

Meritan Shabani (Bayern)

Mërgim Berisha (Magdeburg)

Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg)

Florent Hadëgjonaj (Huddersfield)

Shkëlqim Demhasaj (Luzern)

Florian Kamberi (Hibernian)

Albian Ajeti (Basel)

Mirlind Kryeziu (Zuerich)

Shkruar Nga
More from Redaksia

Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiçin

  Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin...
Read More