80 vite më parë, Shqipëria u bë me Mbretëreshë

Dasma e Zogut dhe Geraldinës, një histori si në përralla!

7-1

Picture 1 of 10

TIRANË : Zogu I, Mbret i Shqiptarëve, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I, lindi në Burgajet( Mat ), 8 tetor 1895 – Paris (Francë), 9 prill 1961), i lerë Ahmet Muhtar Zogolli, e bëri Zogu më 1922, qe prijës i shqiptarëve prej 1922 deri më 1939. Shërbeu si Kryeministër (1922 – 1924), President (1924 – 1928) dhe Mbret (1928 – 1939).
Kurse, 80 vite më parë, më 27 prill 1938, Shqipëria u bë me Mbretëreshë, ka qenë martesa e Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldine, në ditën e dasmës së tyre!
Në 27 Prill të vitit 1938, Zogu u martua me konteshën Geraldine Apponyi de Nagy-Appony, një aristokrate katolike e cila ishte gjysmë hungareze dhe gjysmë amerikane.

Ceremonia u transmetua në të gjithë Tiranën nëpërmjet Radio Tiranës, e cila u bë e ditur zyrtarisht nga monarku 5 muaj më vonë. Fëmija i tyre i vetëm Princi i Kurorës Leka, lindi në Shqipëri më 5 prill 1939.

Për këtë arsye për të kujtuar këtë moment kaq të rëndësishëm për familjen mbretërore, Elia gjeti mënyrën më të veçantë. Në ‘Instagram’-in e saj ajo ka publikuar disa nga momentet më të veçanta dhe të bukura nga kjo ditë e shënuar. Disa fotografi të cilat vijnë nga ajo kohë e largët dhe kur për herë të parë Shqipëria u bë me një mbretëreshë. “Si sot 80 vite më parë, më 27 prill 1938, Shqipëria u bë me Mbretëreshë. Kam kënaqësinë të ndajë me ju disa foto të martesës së Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldine, në ditën e dasmës së tyre”, – ka shkruar Zaharia bashkëngjitur fotografive.
Dasma e Zogut dhe Geraldinës, një histori si në përralla!

Dasma Mbretërore

27 Prill 1938

“Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në sy gjithë natën. Përpara meje shtrihej Durrësi. Hodha vështrimin mbi muret e lashta romake dhe më tutje ato veneciane, të shpuara nga plumbat turq, dhe prapa maleve, shkëmbinj të lartë graniti gri, që lartësoheshin mbi det. Peizazhi i pazbutur ishte krejt ndryshe nga gjithçka kisha parë deri atëherë.

Na kërkuan të qëndronim në bord derisa të zbarkonin të gjithë udhëtarët e tjerë dhe, kur kalata u boshatis, u shfaq një Mercedes i zi. U përshëndeta nga kolonel Sotir Martini, një ministër i Oborrit, i cili i ndenji pranë Mbretit deri në momentin që vdiq në mërgim në vitin 1950.”

Ky është rrëfimi i Geraldina De Nagy Appony për kontaktin e parë që pati me vendin që do t’i vinte mbi kokë kurorën. Ishte 21 vjeçe dhe e emocionuar. Qe nisur drejt një të panjohure duke besuar në një happy- end.

Në Port e priste adjutanti i Mbretit që e akomodoi si mysafire në familjen Toptani dhe e sqaroi”me takt” se udhëtimi i saj ishte dhe do të mbetej sekret derisa ajo dhe Mbreti të merrnin një vendim. Geraldina u ftua të merrte pjesë në allon e Vitit të Ri 1938. Gjatë gjithë jetës së saj, në dhjetëra intervista dhe biografi, ajo ka kujtuar gjithnjë momentin e parë kur u gjend përballë me atë që do të bëhej burri i ardhshëm i saj: “Më dridheshin këmbët dhe nuk shikoja asgjë. Isha jashtë mase e frikësuar. Dhoma ishte aq e gjatë, sa dukej e pafund dhe unë doja vetëm të zhdukesha. Befas, u gjenda ballë për ballë me një fytyrë të hijshme, një burrëi gjatë, pa të meta, i veshur me uniformën e bardhë të kolonelit të përgjithshëm të ushtrisë. Ishin pikërisht sytë që i vura re të parët, sy depërtues bojëqielli.

Kisha praktikuar një përkulje si ato që mësojmë në orët e kërcimit, por e harrova nga hutimi dhe thjesht bëra një përkulje të lehtë. Mbreti menjëherë më ngriti me një buzëqeshje tërheqëse, më falenderoi për vizitën në vendin e tij dhe më pyeti nëse udhëtimi kishte kaluar mirë ”.

Geraldina nuk e dinte se pavarësisht fshehtësisë, lajmi për mbërritjen e saj kishte intriguar tej mase kryeqytetin. Pothuajse i gjithë oborri, njerëzit me ndikim dhe diplomatët e dinin që kishte ardhur me aprovimin e Mbretit dhe ishte kandidatura kryesore për t’u bërë Mbretëreshë e Shqipërisë. Mbreti qe aty,së bashku me princeshat që ai ia prezantoi njëra pas tjetrës. Geraldina e kujtonte gjithnjë atë moment:

“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë shampanjë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqiptar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla.

E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat,- tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortëduartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë!

U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri.”

Ishte viti 1938, viti i martesës së Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldinën. Geraldina nuk iku më nga Shqipëria që atë ditë. Fejesa u mendua të shpallej në ganar dhe martesa në prill. Më 25 janar 1938, ambasadori britanik në Durrës, njoftonte ministrin e Jashtëm Anthony Eden:

“Kontesha Apony ka ardhur në Tiranë në pjesën e fundit të muajit dhjetor. Më 31 dhjetor Mbreti Zog vallëzoi me atë në vigjilje të Vitit të Ri në mbrëmjen e organizuar në oborrin mbretëror. Kur u takova me ministrin e Jashtëm Shqiptar në datën 24 janar, ai pohoi fejesën e Mbretit Zog me Konteshën Apony. Mendohet se shpallja zyrtare do të jepet brenda pak ditësh.”

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë, parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy Dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në llozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë. Sipas biografes së Geraldinës, atë mbrëmje, Geraldina bëri prezantimin e parë të plotë me familjen e dhëndrit:

“Në darkë, Geraldina kishte veshur një fustan mëndafshi të hollë, në ngjyrën e safirit, të cilin e kishte zgjedhur Mbreti në Uorth të Parisit, si surprizë për të. Gishti i unazës vezullonte nga një diamant i mahnitshëm katërmbëdhjetëkaratësh ngjyrë bojëqielli të lehtë. Për herë të parë dhe të vetme Mbreti mbante një unazëfejese nga Hungaria, prej floriri, rubini dhe safiri, e cila kishte qenë e gjyshit të Geraldinës, kontit Giula Aponi. Gjashtë motrat e Mbretit përfaqësonin familjen.

Para darkës, Mbreti kishte kërkuar që familja të mblidhej në paradhomë, ku princesha Geraldinë, e zbukuruar, u shfaq përkrah Mbretit.

Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që edhe e fejuara ime të jetë e lumtur, foli në gjermanisht me një zë tëgëzuar e të pazakontë dhe këto ishin fjalët e tij të vetme rreth fejesës. Duke vazhduar me zërin e tij të butë, shtoi:

Do t’ju isha shumë mirënjohës, nëse do të mbanit disa çaste heshtje për t’u lutur. E di që shpirti i nënës simeështë me ne në këto çaste. Bekuar qoftë kujtimi i saj!”

Geraldina kujton se përpara fejesës ishte bërë një tjetër bisedë delikate për lidhjen e tyre. Ajo i kishte kujtuar mbretit diferencën në besimin fetar dhe vështirësinë që në këtë rast i vinte nga kisha:

“E di që mund t’ju dua përgjithmonë, por ju jeni mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë? Asgjënë këtë botë nuk do të më bëjë ta ndryshoj besimin tim fetar.

Mbreti buzëqeshi dhe tha: Edhe unë e kam menduar këtë dhe as që bëhet fjalë që ti të bësh një gjë të tillë. Ne jemi myslimanë europianë dhe kam respekt të madh për kishën tuaj.”

Problemi i parë i martesës sapo kishte dalë. Ishte leja që Vatikani duhet t’i jepte një katolikeje për t’u martuar me një mysliman. Kjo çështje u bë lajm botëror dhe u shtjellua në më shumë se 180 gazeta në gjithë botën. Qysh më 16 shkurt të 1938-ës “The daily telegraph and morning post” i Londrës sqaronte në artikullin me titull “Papa në pritje të garancive nga Mbreti Zog”:

“Siç qe parashikuar, Shikimi i Bekuar nuk i ka dhënë të drejtën Konteshës Geraldinë Appony për lejen për tëcilën kishte aplikuar, për t’u martuar me Zogun, Mbretin e Shqiptarëve, që është mysliman.

Një martesë fetare sipas riteve katolike do të solemnizohet përpara martesës civile; dhe fëmijët e dalë nga martesa e Konteshës Geraldinë do të rriten si katolikë romanë. Mbreti Zog deri tani nuk ka marrë asnjë hap për të firmosur këto garanci.”

Me gjasë, diçka ka ndryshuar në negociatat e fshehta, sepse një muaj e ca më vonë, më 22 mars 1938, “Daily mirror”, e Nju -Yorkut shkruante:

Me disa rregullime Vatikani ka lejuar martesën e ardhshme të Mbretit të Shqiptarve, Ahmet Zogu, me Konteshën Geraldina Appony të Hungarisë, njoftoi shërbimin ndërkombëtar të lajmeve nëna e nuses Mme Girauld. “Papa Pius lejoi martesën,- tha ajo – me kushtin që fëmijët e dalë nga martesa të rriten sipas fesë sëkrishterë.”

Më 31 Mars 1938 në një intervistë me motrat e Zogut që gjendeshin tranzit në hotel “Ritz“ në Londër, Daily Mail kishte dhënë detaje për martesën, ku përfshihej edhe lajmi se do të ishte thjesht një martesë civile.

“Martesa do të bëhet në pallatin e vjetër në Tiranë dhe ajo do të jetë tërësisht civile, e njëjta me çdo martesëcivile të çdo vendi tjetër. Pavarësisht se fati i shqiptarëve është mysliman dhe kontesha katolike, kjo procedurë është tërësisht konstitucionale. Për më tej, do të kalohet vështirësia për të marrë aprovimin e Papës. Nuk ka asnjë dyshim që vëllai im dhe mbretëresha e tij do të vizitojnëPapën gjatë muajit të tyre tëmjaltit për të marrë bekimin e tij,- tha pricesha Myzejen.”

Biografja e Geraldinës

Mbretëresha Geraldinë – HM the Queen Mother of the Albanians
Nëna Mbretëreshë Geraldinë lindi më 6 gusht 1915 në Budapest. Vdiq në Tiranë në moshën 87 vjeçare, më 23. 10. 2002

Origjina:

Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina dhe pedigreja e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëravjeçare të Hungarisë, nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Apponyi të mos ketë luajtur rol tejet të rëndësishëm. Në periudhën e fundit të dinastisë Arpadine, në 1280, u shfaq emri Chevalier d’Apponyi për herë të parë, si zotërues i një ferme shumë të madhe, për të cilën konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin “Nagy Apponyi”, e që ishte dhe mbeti deri vonë pronë e kësaj familjeje.

Të gjithë paraardhësit e Familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishëm fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj..
The Apponyi family

Kushriri i pare te Mbretëreshës Geraldinë, Konti Albert Appony, kryesoi delegacionin Hungarez në Konferencën e Paqes së Versajës dhe më pas përfaqësoi Hungarinë në Lidhjen e Kombeve. Ndërsa gjyshi i Saj, Konti Lajosh Appony, mbajti funksionet më të larta honorifike të Perandorisë Austriake: si Këshilltar intim dhe shambellan i perandorit Franc Jozef dhe Mareshal i Madh i Oborrit të Perandorit Franc Jozef.

Gjyshja e Saj ishte një aristokrate prusiane dhe njëkohësisht edhe vajza e Kontit Herman Roger dë Seherr Tos, pasardhës i Princit Ernest – Joakim d’ Anhalt, prej të cilit kanë rrjedhur shumica e dinastive mbretërore evropiane, çka më pas u bë shkas për të marrë nofkën e merituar Babai i mbretërve”. Atdheu i tyre, Hungaria, u copëtua dhe në bazë të Traktatit të Trianonit të vitit 1919, një pjesë e madhe e territorit hungarez, krahas 3.5 milonë hungarezëve, mbetën jashtë kufijve shtetërorë dhe së bashku me to edhe pronat e familjes Apponyi, të cilët u përfshinë nën administrimin e Sllovakisë.

Familja Appony ka lidhje gjaku me të gjitha mbretëritë e Europës. Gjyshi nga nëna i Mbretëreshës Geraldinë ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga një familje fisnikësh skocezë, të emigruar në SHBA në shekullin XVII, dhe ishte diplomat i suksesshëm. Ndërsa gjyshja e Saj nga nëna ishte pinjolle e Familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një shtetase amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit, babai i së cilës ka qenë emëruar si Konsull i Përgjithshëm i Amerikës në Hollandë. Përveç vajzës së madhe Geraldinë, çifti Appony kishte edhe një vajzë tjetër të quajtur Virxhinia, si dhe një djalë të quajtur Xhula.
Nena Mbretereshe dhe Mbreti Zogu I

Pas vdekjes së gjyshes së tyre, për Geraldinën dhe motrën e saj Virxhinia u kujdes e motra e babait të tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotëronte një nga kështjellat më të famshme dhe më te bukura të Hungarisë në Zebegeny. Vajzat që kalonin verën në kështjellën e Zebegeny-it, kishin marrë nga një emër luleje. Për shkak të bukurisë së Saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”. Geraldina tashmë e rritur, na shfaqet si një europiane autentike që kish trashëguar shumë virtyte dhe vlera morale nga jeta intensive e brendshme e Seher Tesëve, nga bujaria dhe kultura e rafinuar e Aponyve, nga dinamizmi i Stewartëve, nga sensi i përshtatjes dhe i kurajës përballë fatkeqësive prej Hardingëve.

Nena Mbretereshe Geraldine.

Edukimi:

E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.. Një ndihmesë në edukimin e Saj jepte edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë.
Aktiviteti:

Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.

MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria, mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitetin e parë shqiptar, në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana.

Papa Gjon Pali II me Mbretereshen Geraldine

Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë.

Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zjarr te “Rruga e Elbasanit”

Një zjarr i madh ka rënë këtë mesditë te “Rruga e Elbasanit”,...
Read More