9 gabimet trashanike të bëra nga Netflix, Juan Pablo: E vërteta e Eskobar është ndryshe

Është ndër figurat më të njohura në mbarë botën, megjithatë aq sa flitet për të aq edhe gabohet në faktet lidhur me Pablo Eskobar.

Narcos është një nga seritë më të suksesshme të Netflix. Por, djali i Pablo Eskobar sqaroi se ka shumë gjëra të pavërteta në seriali, të cilat nuk kanë ndodhur kurrë në realitet.

Edhe pse shumë e suksesshme, Narcos e humb shkëlqimin në 9 gabime trashanike sipas Juan Pablos.

Carlos Henao: Në serinë Netflix, Henao përshkruhet si një trafikant i drogës i lidhur direkt me Eskobar, por sipas djalit të Pablos, Henao ishte xhaxhai i nënës së tij dhe nuk u përfshi kurrë në trafikun e drogës.

“Një njeri i patëmetë nga fillimi në fund”, siç e definon Juan Pablo.

Shpëtimi nga katedralja: Në “Narcos” ju mund të shihni një konfrontim plot me veprime. Megjithatë, Juan Pablo tha se kishte vetëm një roje në burg, i cili u vra. Juan tha se babai i tij nuk kishte nevojë që ta shpëtonte kush.

Krijimi i “Los Pepes”: Në një seri thuhet se CIA ishte gati t’i besonte Fidel Castanos dhe grupit të tij, por i biri i Eskobar tha se Cataño Los Pepes është krijuar nga karteli Cali për të luftuar të atin dhe nuk ka bashkëpunuar kurrë me amerikanët e CIA-s.

Kërcënimet nga Calit: Në një episod, Eskobar kërcënon të gjithë qytetin e Cali, por kjo nuk ka ndodhur kurrë, sepse gruaja e Eskobarit dhe pjesa tjetër e familjes ishte nga ajo zonë, kështu që një sulm i tillë nuk kishte kuptim.

Sulmi ndaj vajzës së Gilberto Rodriguez: Sipas djalit të Eskobar, Narcos e asaj kohe kishin një marrëveshje, që të mos prekej asnjë anëtar i familjes dhe se babai i tij, Pablo, i ka shërbyer dhe e ka respektuar këtë pakt.

Nëna e Pablo Eskobar: Netflix e tregon atë si një grua të butë dhe mbrojtëse, por sipas Juan Pablo ishte gjyshja e tij ajo që e tradhtoi të atin.

Ndihma nga Prokurori Kolumbiane: Juan Pablo thotë se në gjithë prokurorinë kishte anëtarë të infiltruar nga karteli de Cali, kështu që motra e tij dhe nëna e tij ishin pengje të saj. Ndërsa seria tregon prokurorinë si një institucion që përpiqet të ndihmojë familjen e Eskobarit.

Jeta pas katedrales: Juan Pablo thotë se në kundërshtim me atë që shohim në seritë e Netflix, Eskobar nuk ishte i rrethuar nga kriminelë, pasi shumë prej tyre ishin të vdekur ose ishin dorëzuar përballë Pablos.

Ekipi i preferuar i Eskobarit: Juan tregon se i ati ishte tifoz i Deportivo Independiente de Medellin, jo i Atletico Nacional, siç tregohet në seritë e Netfix

Shkruar Nga
More from Revista User

Greta Koçi më e bukur se kurrë më parë

Këngëtarja Greta Koçi momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës që ka...
Read More