9 shprehje që do t’ju motivojnë


Çdo person është në kërkim të motivimit në mënyrë që ta nisi ditën sa më mbarë dhe me pozitivitet. Ju sjellim disa shprehje motivuese për t’ju ndihmuar të ngriheni nga shtrati çdo mëngjes dhe të filloni ditën me optimizëm.

Nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka, por gjithmonë ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjënë më të rëndësishme. Kjo nuk është çështje kohe; kjo është një çështje dëshire – Nina Yau.

Shikojini mendimet tuaja; ato bëhen fjalë. Shikojini fjalët tuaja; ato bëhen veprime. Shikojini veprimet tuaja; ata bëhen zakon. Shikojini zakonet tuaja; ato bëhen karakter. Shikoni karakterin tuaj; ai bëhet fati juaj – Lao Tzu

Disiplina është e barabartë me lirinë – Jocko Willink

Për zakonet e mira ia vlen të jesh fanatik – John Irving.

Sado e bukur të jetë strategjia, duhet të shikoni herë pas here rezultatet – Winston Churchill.

Të punosh fort dhe të punosh në mënyrë të zgjuar ndonjëherë mund të jetë dy gjëra të ndryshme – Byron Dorgan.

Mendojmë gabimisht se suksesi është rezultat i sasisë së kohës që kemi vënë në punë, në vend të cilësisë së kohës që kemi shpenzuar – Arianna Huffington.

Veprimi nuk mund të sjellë gjithmonë lumturi; por nuk ka lumturi pa veprime – Benjamin Disraeli.

Nëse jeni të shqetësuar nga ndonjë gjë e jashtme, dhimbja nuk është për shkak të vetë gjërave, por për vlerësimin tuaj ndaj saj dhe për këtë ju keni fuqinë për të revokuar në çdo moment – Marcus Aurelius.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermanët po amatosen

Gjermanët po amatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të...
Read More