Ori Kuçi: Në kopshtet e çelura të stilit *

Ka studiuar në Firence dhe pastaj ka sjellë sharmin e Parisit në Tiranë nëpërmjet butikut dhe parfumerisë luksoze “Jardin de Paris. Dy qytete të përkryer për CV-në e një vajze që vendos të hedhë një hap në biznesin e këtij lloji, ku rruga, sado e vështirë të jetë, qëndron e shtruar me petale. Siç ndodh në kopshtet që nuk i humbasin kurrë ngjyrat e aromat, siç ndodh edhe me stilin e një gruaje, që çdo herë çel një befasi të re, por është gjithmonë aty. 

Çfarë nuk do vishje kurrë? 

Janë shumë në fakt, por minifundet e fantazitë e teshave me lëkurat e kafshëve, nuk bëjnë aspak pjesë në mendimin apo dëshirën për t’i veshur.

Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?
Parfumi, buzëkuqi dhe mbushja e baterisë së telefonit. 

Buzëkuqi i të gjitha kohërave?
Mac, Ruby.

Ke një aksesor fatsjellës?
Po kam. Dora e Fatimas apo Khamsa siç njihet ndryshe. Më jep një ndjesi të mirë sa herë e shoh apo prek.

Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor?
Të gjithës absolutisht. Në fytyrë kohët e fundit po përdor vajin e kokosit dhe ndihem aq mirë. Në trup linjën e Coudray, por edhe të Laduree.

Parfumi i preferuar?
Chelsea nga Boadicea the Victorious.

Blerja e fundit?
Një palë atlete të Valentinos. Janë aq shumë komode për trupin tim 180 cm të gjatë, e mjaft të bukura për t’u kombinuat gjerësisht me stilin tim.

Stili yt me tre fjalë?
E thjeshtë, e mbuluar, e kësisoj mund ta karakterizoj edhe në të pasurit feminilitet.

Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë?
Më ka pëlqyer shumë përqasja që ka bërë D&G. Si në stil ashtu edhe në detaje.

Këpucët dhe çanta kult?
Absolutisht Salvatore Ferragamo.

Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend?
Një fustan i zi në stilin e viteve ’70.

Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje?
Mua? 4-5 minuta. Duke hequr kohën e kaluar për të rregulluar flokët të kuptohemi, ndërsa gjithë gjithë 13.

Tre produktet bazë të grimit
Fondotinta Mac, fard për mollëzat Guerlain dhe maskara Dior Shoë Iconic.

Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?
Aspak. Preferoj ngjyrat natyrale. Edhe pse për të qenë e sinqertë kjo moda e fundit që e shpërndau Belen, më pëlqeu shumë. Por nuk u la ta mbante kujt i shkonte. U bë masive si model.

Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën.
Jo. Gabim?

Thonj natyralë apo fals?
Natyralë.

Çfarë përdor për luftën kundër celulitit?
Perveçse falënderoj genin dhe time më që ma ka kursyer, sigurisht që nuk lë pasdore parandalimin me palestër. Po nëse do vine, them se do di të bashkëjetoj shumë mirë me të.

Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin?
Celine.

“Uniforma” e fundjavës?
Jeans dhe këmishë XXL.

Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme?
Të dyja. Varet nga veshja.

Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë?
I kam qejf xhinset se krijojne komoditet. I vesh sa herë kuptoj që nuk ekzagjeroj veshjen e tepërt të tyren.

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie?
Kur jam marrë seriozisht me veten pas një kohe të gjatë në shtëpi të ngujuar nga ndonjë sëmundje e stinës. Maksimumi 6 orë.

Cilit stilist do t’i besoje fustanin tënd ideal?
Valentinos.

Ikona e padiskutueshme e stilit?
Audrey Hepburn dhe Maria Callas.

Aksesori që nuk del kurrë nga moda?
Ora.

Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani?
Në rivierën franceze. E mrekulluar.

Në cilin qytet do të doje të jetoje?
Riccione, Rimini, pasi unë nuk mund të jetoj pa det dhe në vende të zhurmshme në çdo stinë.

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?
Produktet e detit.

Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq?
Unë jam fanatike e Calvadosit. E ka fajin Raviku i Remarque. Është tipi i mashkullit ideal. Ndaj më përkedhel ideja.

* Arkiv Madame Mapo

Shkruar Nga
More from Revista User

Hackerat vjedhin mbi 31 milionë dollarë nga bankat ruse

Banka Qëndrore e Rusisë ka thënë se “hackerët” kanë vjedhur mbi 31...
Read More