A do të mjaftojë vetingu për integrimin? Flasin Hahn dhe Calavera


Shefja e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) Genovefa Calavera në kulmin e punës për të vënë në funksion institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, është e bindur se procesi i vetingut do të sjellë një gjyqësor më funksional që do të luftojë kurrupsionin.

Sipas Calaverës, procesi i vetingut do japë efektet në luftën ndaj krimit.

Aktualisht komisionet e vetingut janë në fazën e parë të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por duket se nisja e vetingut në letër për gjykatësit dhe prokurorët nuk mjafton për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Qeverisë i kërkohen rezultatet konkrete dhe jo thashetheme, u shpreh Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johanes Hahn.

“Kur flasim për procesin e negociatave, ky bazohet në meritë. Kjo do të thotë se bazohet në fakte dhe jo në thashetheme, jo në hamendësime. Vlerësimi ynë do prova, fakte. Është gjë e mirë të shohim realitetin, por na duhet të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria” u shpreh Johanes Hahn gjatë konferencës.

Pavarësisht se ka nisur prej disa ditësh, nga procesi i Vetingut nuk ka ende gjykatës apo prokurorë të korruptuar që janë përjashtuar nga sistemi gjyqësor.

Hahn tha se pret rezultatet nga vetingu deri në janar, ndërsa vlerësoi faktin se numri i azilkërkuesve shqiptarë është në rënie dhe se ka përmirësim në çështjen e kanabisit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Elizabeta II bëri diçka të veçantë në funeralin e Princeshës Diana

Princesha Diana u nderua me një funeral publik më 6 shtator 1997,...
Read More