A do të jetë Meghan Markle mbretërorja e re në Familjen Mbretërore Britanike?

Princi Harry u raportua se po planifikonte të propozonte Meghanin gjatë pushimeve të tyre afrikane.

Princi Harry është një djalë i zënë. Si anëtar i Familjes Mbretërore, orari i tij është i mbushur me takime, ngjarje bamirësie dhe me shumë evente të tjera, por kjo nuk do të ishte krejt e plotë si sjellje, nëse ai nuk mund të bënte detyrat edhe të një të dashuri, gjithashtu.

Por, siç duket, Princi Harry është një profesionist i vërtetë në atë fushë.

Sipas revistës  ELLE, në fillim të gushtit, lajmet thanë se Meghan Markle dhe Princi Harry kishin shkuar në Afrikë për të festuar ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e tyre njëvjeçar.

Dhe tani Us Weekly ka pohuar detaje rreth asaj që mund të ketë ndodhur kur ata u ulën në Botsvanë. Dy burime tregojnë se Princi Harry “synon të kërkojë Markle për martesë” gjatë udhëtimit tre javor. Por, që kur filloi udhëtimi, Princi me sa duket nuk pranoi të konfirmojë, madje as tek miqtë, pa marrë parasysh nëse ai ka kaluar tek propozimi me të.

Një nga burimet na vuri në dukje se Harry donte të propozonte Markle pranë përvjetorit të vdekjes së nënës së tij Princesha Diana “kështu që ai mund ta shoqërojë gushtin me diçka të gëzueshme”.

Një tjetër tha se Markle dhe Princi Harry nuk kanë të ngjarë të konfirmojnë lajmin: “Harry tha se do të dëshironte të shijonte mes të dyve para se lajmi të përhapet”.

Historia e angazhimit afrikan mund të mos jetë vetëm thashethem. Një burim që na e përshkruan si një “i brendshëm mbretëror” tha se Princi Harry e kishte planifikuar këtë udhëtim dhe propozimin për muaj. Ai njoftohet se ka punuar ngushtë me një argjendar dhe kishte një unazë me “diamante të marra nga një karficë zbukurimi që trashëgoi nga Diana”.

Një ngjarje e konfirmuar në udhëtim përfshin një “kremtim të vogël dhe të papritur” në shtëpinë e shokut të Princit Harry, ku Markle u takua me të gjithë shokët e Princit në vend. “Ai ishte shumë i kënaqur  që mund ta prezantojë me ta,” tha një “mik i Harry”. “Festimi filloi pothuajse në minutën që ata prekën tokën. Meghan mbeti pa fjalë dhe aq shumë e prekur.”

Mediat mendojnë se do të jenë shumë të zënë me Meghan dhe do ta lënë Kate pas dore!

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tefta Kafazi; 42 vite tinguj…

  Në thelb të punës së saj ka  ritmin,  muzikën, tingujt. Tefta...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.