A duhet të gëzohemi për hapjen e negociatave? Ish-ministri paralajmëron…

Prej ditësh politika dhe opinioni publik po pret me ankth se çfarë do ndodhë me hapjen e negociatave. Por ish-ministri Ylli Manjani vazhdon të paralajmërojë se skenari nuk është aq rozë.

Nga Ylli Manjani

Meqë milionat e Eurove të shpenzuara nga fondet IPA të BE, nuk mjaftuan për të informuar shqipëtarët;

Meqë milionat e fjalëve koti të qeverive nuk thanë asgjë, për Europën dhe substancën e saj;

Sikur nesër të vendoset çelja e negociatave për anëtarësim, duhet të dimë se:

1. Duhet të negociojmë mbi një dokument që quhet Acquiss Communitaire, që është një përmbledhje e direktivave të Bashkimit Europian.

2. Ky dokument sot numëron rreth 170 000 faqe. Ky numër shtohet sa here BE prodhon direktiva të reja.

3. Dokumenti organizohet në 31 kapituj, mbi të cilat shtetet kandidate negociojnë dhe marrin përsipër ti përmbushin të gjitha kriteret e atyre kapitujve.

4.Çdo cent, çdo metër territor, çdo bimë e gjallesë, çdo e drejtë, ligj apo rregull, çdo cm3 ajër, çdo letër zyrtare pra çdo gjë absolutisht kalon në scaner, futet në kalendar për t’u përshtatur me standartin e BE.

5. Përshtatja e standartave tona me të BE ka kosto të mëdha. Bëhet fjalë për ndryshim të thellë të çdo gjëje që njohim deri më sot si “mënyra jonë e jetesës”. Këto kosto janë për ne.

Kaq sa për një informacion të përmbledhur.

Është falas!

Delegacioni i BE këtu ka parur shpenzime e si dolën paratë për të spjeguar më shumë e më mirë…

Qeveria ka halle të tjera! I duhen fjalët për të sharë opozitën dhe armiqtë e jashtëm në Gjermani…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sipërmarrja në Shqipëri së shpejti me një Qendër Ekselence në Inovacion

Qendra UET lançoi projektin rajonal InnoPlatform – Platforma Inovative për zhvillimin e SME-ve...
Read More