A e gjeni dot se cili politikan po e uron nënën me këtë foto dhe poezinë e ndjerë…

 

Dashuria për nënën është e pakufishme pavarësisht pozitës, dhe një prej politikanëve më të njohur, e thotë më së miri me një shprehje të Eseninit, “Dritë e parrëfyer vetëm ti”.

Luan Rama, nënkryetari i LSI-së, uron nënën e tij për 70-vjetorin e lindjes me një foto të 51 vite më parë, në krahët e nënës së tij dhe me një poezi të Frederik Reshpjes.

Edhe pse politikan, Luan Rama nuk i ndahet poezisë.

Ai ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me letërsinë dhe poezinë në veçanti.

Që në gjimnazin e Rrëshenit edhe më vonë, ka qenë ndër interpretuesit më të talentuar të saj.

Statusi i plotë:

“Dritë e parrëfyer vetëm ti”.
Sergei Esenin

GËZUAR 70-VJETORIN E LINDJES NËNË!

Nëna

Frederik Rreshpja

Ka filluar të plaket nëna!

Fytyra e saj po mbulohet me rrudha,
Po mbulohet me një pleqëri të bukur,
Që është kjo rrjetë e bukur që hedh koha mbi nënën time.

Dhe duart që më mbanin tani janë rënduar.

Po ska gjë,
Nga shpirti i saj,
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull…

Ecën ngadalë nëpër dhomë,
Nganjëherë më pyet për gjërat që po shkruaj,
Por s’më ka pytur kurrë pse s’kam shkruar asgjë për të!

Se nëna e di;
Fjalën e parë në botë ia thashë asaj,
Dhe fjalën e fundit në botë do ia them asaj!…

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Juli Kristafi nuk do të jetë më në ‘Pasdite në Top Channel’, kush është moderatorja e re…

  Ende pa u mbyllur ky sezon televiziv, ka nisur vrullin qarkullimi...
Read More