A e njihte Orest Sota Saimir Tahirin? Foto dhe video e tregon këtë qartë

Orest Sota, 25 -vjeçari që u kap me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Saimir Tahirit, njihet prej vitesh me ish-ministrin e Brendshëm. Kështu të paktën demostrojnë këto foto dhe kjo video e pak kohëve më parë.

1-1

Picture 1 of 3

Ata janë takuar gjatë rikonstruksionit të komisariatit nr.6 në Tiranë, në shkurt të vitit 2017, në kohën kur Saimir Tahiri ishte ende ministër i Brendshëm.

Projekti i fituar nga firma e 25-vjeçarit kushtoi 219.483.552 lekë të reja.

Në videon e mëposhtme, Orest Sota ndodhet në krah të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili shoqërohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtori i policisë së Tiranës (në atë kohë), Ervin Hodaj dhe administratorit të njësisë 6, Krenar Cenollari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjykata rrëzon kërkesën e Mark Frrokut për riekspertim të pasurisë

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për riekspertimin kontabël...
Read More