A është ky vrasësi i paguar për ekzekutimin e gazetarit?

Ka shkaktuar shumë debat, kritika, habi e pikëpyetje lajmi që një gazetar rus u ‘rikthye’ nga vdekja, pasi Ukraina kishte inskenuar ekzekutimin e tij për të kapur vrasësit e vërtetë.

Arkady Babchenko, një reporter rus anti-Putin u shpall i vdekur nga autoritetet në Kiev të Ukrainës.

Por pak orë më vonë, Babchenko u shfaq para mediave, duke thënë se gjithçka ishte inskenim për të kapur personat e paguar për vrasjen e tij.

Pas kritikave të forta, Kievi publikoi sot pamjet e arrestimit të një prej personave të paguar për vrasjen e gazetarit.

Ai është një çeçen i quajtur Qytetari G nga Shërbimet Sekrete Ukrainase.

Këta të fundit pretendojnë se Rusia ka paguar këtë person për të kryer vrasjen.

Ai së bashku me ndihmën e një personi tjetër do bënin ekzekutimin e Babchenko.

Të dy janë nën akuzë për akte terroriste.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Zonja e Parë e SHBA-ve nuk do të shkojë në takimin Trump – Kim Jong Un

Bashkëshortja e presidentit amerikan, Melania Trump, nuk do të shkojë këtë javë...
Read More