A ju bën person të keq fakti se i xhelozoni miqtë apo familjarët për gjërat që i kanë?

Një pjesë e madhe e njerëzve në fshehtësi e xhelozojnë ndonjë mik apo familjar i cili ka një jetë më të mirë, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit kanë kryer eksperimente dhe studime të ndryshme për të parë se si ndihen britanikët kur i krahasojnë jetët e tyre me jetët e miqve apo familjarëve.
Sipas anketimeve të hulumtuesve, 29 për qind prej tyre e kanë pranuar se fshehtazi do të dëshironin të kishin gjëra materiale dhe një stil të jetës si një mik i afërt apo një person i familjes, përderisa 42 për qind prej tyre e kanë pranuar se në rrethin e tyre shoqëror e kanë një person i cili gjithmonë e ka gjëje që “çdo njeri duhet ta ketë”.

Ndërsa sipas një studimi me 5000 britanikë nga ‘Currys PC World’, 12 për qind prej tyre kishin shkuar ta blinin celularin më të ri posa kishin dëgjuar se një mik i tyre e ka një të tillë.

Një në 20 prej të anketuarve kishin blerë një televizor të ngjashëm si të ndonjë miku sepse kishin qenë xhelozë se si ishte dukur në shtëpinë e tyre.

Një në 20 prej të anketuarve kishin ndryshuar stilin e flokëve, duke i prerë flokët ngjashëm me ndonjë mik/mike që e admirojnë – dhe 5 për qind e të anketuarve kishin blerë të njëjtën veturë me të ndonjë miku apo mikeje.

Sipas të dhënave, mbi 55 për qind e njerëzve aspirojnë ta kenë jetën si të shokut apo shoqes së ngushtë, përderisa 21 për qind dëshirojnë një jetë të ngjashme me të fqinjit.

Veç këtyre, 18 për qind prej të anketuarve kishin raportuar se ëndërrojnë ta kenë një jetë si të ndonjë kolegu të punës.

Sa i përket këtyre të dhënave, Matt Walburn nga ‘Currys PC World’, ka thënë: “Është natyrale të ekziston një formë e rivalitetit mes grupeve të miqve. Të gjithë e njohim një person që gjithmonë e blen celularin më të riun apo ka një pajisje të re. Është e shëndetshme të dëshirojmë të kemi një stil më të mirë të jetës dhe gjëra më të mirë, sidoqoftë është e mahnitshme nëse jeni personi që gjithkush ka dëshirë të jetë sikur ju”.

Siç duket femrat janë më fajtore sa i përket dëshirave për të pasur atë çfarë kanë tjerët, ku 47 për qind e meshkujve kanë raportuar se partneret e tyre janë të fiksuara pas asaj çfarë po bëjnë familjet tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

U vesh si ushtarak në kufi, Kodheli: Ja çfarë më tha Kamenos

Pak muaj me parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u...
Read More