A ka plasur lufta mes Mourinhos dhe Pogba? Ja si përgjigjet Raiola

 

Nuk ka asnjë luftë të ndezur mes Paul Pogba dhe Jose Mourinhos te Manchester United, sipas agjentit të mesfushorit francez, Mino Raiola, raporton TeleSport.

Raportet e një përplasjeje mes tyre në “Old Trafford” kanë dalë në sipërfaqe, teksa flitet për një shkatërrim të dukshëm në marrëdhëniet e punës ndërmjet një lojtari të profilit të lartë dhe shefit të tij.

Mourinho ka marrë vendimin për ta ulur në stol Pogba, teksa trajneri portugez ka folur për një situatë jo të mirë sportive të lojtarit.

Pyetjet nga ajo kohë janë ngritur për rolin e ardhshëm të mesfushorit, që ka kushtuar 89 milionë £, por çdo mundësi për një grindje apo transferim të mundshëm veror është hedhur poshtë nga Raiola.

Njeriu përgjegjës për menaxhimin e karrierës së Pogba tha për “Rai Sport” në raportet me zërat që e lidhin klientin e tij me Real Madridin: “Natyrisht, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë do të jem gati të bëj punën time, që do të thotë të gjej zgjidhje të tjera për klubin dhe lojtarin. Nuk ka luftë me Mourinhon, ndërsa Paul dëshiron të fitojë me Manchester United”.

Ndërsa kërkon të shuajë thashethemet përçarëse rreth Pogba, Raiola, gjithashtu, ka kërkuar të adresojë zërat lidhur me dy yje të tjerë, të kthyer në futbollin europian.

Është sugjeruar që sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala, janë dy lojtarë që Raiola dëshiron t’i shtojë në listën e tij të klientëve, por ai insiston që nuk është aspak kështu.

Unë kam provuar ta kontaktoj atë dhe t’i them se këto thashetheme të caktuara nuk vijnë nga unë. Agjenti i tij është Wanda dhe unë duhet ta respektoj atë”.

Raiola shtoi në lidhje me bashkëkombësin e Icardit në Torino: “Unë kam qenë gjithashtu i lidhur me Dybala, por nuk kam pasur ndonjë kontakt. Interi dhe Juventusi mund të jenë të qetë në këtë drejtim”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bashkëshortja e aktorit të njohur zbulon pasionet e fshehta!

    E martuar me aktor, angazhimi i saj kryesor është auditori...
Read More