A kanë të bëjnë sulmet e qenve me karakterin e njeriut?

Të paktën 4000 njerëz të lënduar nga sulmet e qenve trajtohen në spitalet gjermane çdo vit.

Thuhet që njerëzit të cilët janë veçanërisht të frikësuar janë viktimë e qenve agresivë.

Por a është kjo e vërteta?

Një studim i ri është realizuar nga hulumtuesit britanikë.

Në Mbretërinë e Bashkuar 6.500 njerëz janë hospitalizuar çdo vit nga kafshimet e qenve. Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool kanë intervistuar 700 persona nga të cilët 1/4 e tyre rezultuan se ishin sulmuar nga një qen.

Studimi zbuloi se meshkujt janë sulmuar më shumë, 2 herë më shumë se femrat. Përveç kësaj, njerëzit viktimizoheshin duke e përshkruar veten si qenie emocionalisht të paqëndrueshëm.

Rreziku i kafshimit rritet tek pronarët e tyre të cilët ndërhyjnë për të qetësuar qenin. Por si duhet të sillesh në të tilla raste?

Eksperti i qenve Anton Spindler tregon se nuk duhet të largoheni kur një qen tregon sjellje agresive. Kjo vetëm do të rrisë instiktin e tij të gjuetisë. Nëse një qen vjen drejt jush silluni me vetëbesim. Ai e ndjen atë. Kthehuni anash sepse një vështrim i drejtpërdrejtë mund të interpretohet nga qeni si sjellje agresive. Në këtë mënyrë do të shmangni një konfrontim fizik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Makina përplas motorin në Elbasan, plagoset rëndë motoçiklisti

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në qytetin...
Read More