A mjaftoi britaniku skandaloz për të eksperimentuar?!

Shfaqja Çfarë pa kryeshërbëtorja  është një farsë e shkruar nga dramaturgu anglez Joe Orton. Ajo ka qenë premierë në teatrin e Mbretëreshës në Londër më 5 mars 1969. Kjo është loja e fundit e Orton. Kjo është nga ato vepra, që nuk lë shumë për eksperimente teatrore, dhe pse nuk ka lidhje për të kuptuar pse po shfaqet në teatrin Eksperimental. Është një teatër skandaloz, komedi e zezë që i mbështet aktet e saj në veprimet intensive… 

Shfaqja Çfarë pa kryeshërbëtorja është një farsë e shkruar nga dramaturgu anglez Joe Orton. Ajo ka qenë premierë në teatrin e Mbretëreshës në Londër më 5 mars 1969. Kjo është loja e fundit e Orton. Kjo është nga ato vepra, që nuk lë shumë për eksperimente teatrore, dhe pse nuk ka lidhje për të kuptuar pse po shfaqet në teatrin Eksperimental. Është një teatër skandaloz, komedi e zezë që i mbështet aktet e saj në veprimet intensive…

Shumë do kërkojnë se ç’lidhje ka me shqetësimet aktuale në Shqipëri zgjedhja e kësaj vepre?! Seks, incest, perversitet, çmenduri, psikiatri …janë situata ku në fakt, dramaturgu Joe Orton ka parë jetën e shoqërisë së kalbur britanike në momentin kur në kurrizin e tij ka vuajtur dënimin, duke kuptuar më qartë se çfarë po ndodhte realisht. Mënyra se si Orton ka ndërtuar tekstin e tij dramaturgjik nuk duket të jetë një teatër që të nxjerr jashtë portës në mendime. Është quajtur teatër farsë pikërisht për të perceptuar një realitet që mbulon shumë plagë, që as edhe një vepër e tillë nuk arrin t’i tejkalojë përveçse të treguarit në mënyrë skandaloze, në kufij çmendurie.

Premiera shqiptare në Teatrin Kombëtar Eksperimental edhe pse ka kompromentuar një emër regjisure si Kiço London, duke krijuar një alternativë së bashku me dy të rinj, nuk ka pasur shumë domosdoshmëri mjeshtërinë e aktrimit. Shfaqja që në dukje të tërheq drejt një ritmi skenik prej aktorëve të “Eksperimentit” ka pasur një spirale zhurmuese se sa përpjekje për të konturuar një mjeshtëri të tipit rock and roll, që i përgjigjet mendjes së zezë britanike për këtë pjesë.

Në pak fjalë veprimi i shfaqjes nis prej doktorit psikiatër (Genci Fuga), i cili kërkon të përfitojë seksualisht nga punësimi i sekretares së tij (Laura Nezha), por rrethanat ndryshojnë kur hyn gruaja e tij (Rozi Kostani). Nga ky moment nisin situatat që rrjedhin nga gënjeshtrat, çmenduritë që ndjekin deri në fund skenën, pasi vajza e fshehur në krevatin e mbuluar me perde bëhet objekti i gjithë farsës së komedisë. Klinika e psikiatrisë është e përballur edhe me një inspektim të qeverisë, të udhëhequr nga doktor Rance (Gazmend Paja), i cili zbulon kaosin në klinikë, duke e përdorur gjendjen për të zhvilluar një libër të ri në të cilin përmend gjithë kuptimet e mundshme të shthurjes së një shoqërie… Shfaqja si tekst ka një kombinim të humorit të thatë britanik ku incesti, seksualiteti, gra të egra, burrat që ndërrojnë sekset…Në fakt gjithë mënyra e ndërtuar, se si komunikojnë dhe si ndihen burrat dhe gratë ndan qartë dëshirën e tyre për pushtet. Sekretaren e zhveshur e marrin për paciente sipas variantit që paraqet doktori abuziv, ndërsa gruaja e tij tradhton atë, duke u detyruar të propozojë për sekretar djaloshin që e kërcënoi se do t’i publikojë fotot nudo, të asaj nate.

Sekretarja dhe djali vihen në fokus, ndërrojnë rrobat dhe personalitetet, një veprim skenik intensiv, duke krijuar një kaos artistik kur papritur djali, pa ndonjë shkak del nudo duke devijuar pothuaj kulminacionin e shfaqjes, e paraqitur pa interes të vërtetën. Fuga e nxjerr aktrimin jashtë funksionit me ulërimat e panevojshme, pa mbajtur dot regjistrin e aktrimit, ndërsa Paja nuk ndau me publikun një portret jashtë kontekstit të humorit, që shihet çdo javë. Në total vepra në Tiranë nuk kishte një shkujdesje që e kthente gjithë shfaqjen në një objektiv që lidhej vetëm me veprimin skenik, gati si një qëllim në vetvete; një tekst që duhej thënë duke vrapuar e përplasur për dyer. Shfaqja që na u dha një mbrëmje më parë, ishte një tekst që nuk ishte ngjitur tek aktorët, sa shpesh dallohej edhe mungesë e njohjes së tij, jo i përvetësuar. Nuk ka pasur ndonjë risi si shfaqje, siç u pretendua, as ndonjë punë origjinale e regjisorëve, përveç idesë se, publiku për herë të parë po njeh një dramaturg britanik të pacipë, skandaloz dhe në Tiranë mund të quhet sukses vetëm nga teksti dhe personazhet e gatshëm. V.M

Shkruar Nga
More from revista mapo

Përparim Spahiu si mizanskenë penguese e Reformës

Nga Alfred Lela Ne, që (për)bëjmë komentariatin politik në shqipëri, (we the...
Read More