“A mund të ndaloni? Ju lutem boll më! Mjaftoi ‘lumturia’ që i dhatë në të gjallë”

Miku më i mirë i gazetares Adelajda Xhamani, e cila u nda nga jeta krejt papritur te dielen, Eraldo Rexho ka reaguar ashpër në profilin e tij në rrjetet sociale duke kërkuar që të mos shkruhet më për vdekjen e gazetares në media.

Adelajda 1

Picture 1 of 2

Ja statusi i tij i plotë:

A mund të ndaloni? Ju lutem ndaloni, në emër të Adelës, të shpirtit të saj. Boll më! U bënë më shumë se 24 orë që shkruani për të; ju që “e deshët shumë”, që ishit “miqtë e saj të ngushtë”, që ju qau hallin; ju që mendoni se mund të analizoni çdo situatë, që nxirrni arsye nga mosarsyeja juaj, që përdorni edhe vdekjen për pak vëmendje, ju kërkoj të pushoni. Lëreni të prehet në paqe; mjaftoi e gjithë “lumturia” që i dhatë në të gjallë. Ah dhe nëse ju ka mbetur pak respekt për veten dhe punën tuaj, mos e bëni lajm edhe këtë status të mikut të Adelës, që bashkë me të gjithë ata që e deshën, nuk po e lini ta vajtojnë siç e meritonte Adela.

Do shkruaj për Adelën që njihja unë, atë me të cilën kalova thuajse çdo ditë, në 6 vitet e fundit të jetës sime… Ndoshta një ditë, do shkruaj!

Shkruar Nga
More from Revista User

Obama: Votoni Hillary Clinton, përndryshe, fati i botës do të jetë në rrezik

Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive...
Read More