A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

Nëse vërtet jeni të brengosur për rënien e flokëve, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni stilimin artificial.

Qoftë kjo aplikimi i produkteve të ndryshme, përdorimi i hekurave për flokë apo përdorimi i tharësve të flokëve.

Tharësit e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharësit e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësin e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia.

Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të vdesin, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka vdekur.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësin e flokëve çdo ditë, e as shamponin.

Megjithatë, një këshillë që duhet ta aplikoni është që ta kontrolloni nxehtësinë e tharësit të flokëve. Mos e përdorni tharësin e flokëve në nxehtësi maksimale, por me nxehtësi më të vogël në mënyrë që të parandalohen dëmet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Furnizimi me ujë, “Arritja” e verës në Patos: 1 herë në 2 ditë për 90 minuta

Janë ankuar shpesh në bashki, por deri më tani nuk ka pasur...
Read More