A nuk është e vërtetë që universitetet shtetërore janë harxhim kohe

Nga Edi Vlusha*

Në jetë na ndodhin plot ngjarje që nuk varen nga ne, por një nga ngjarjet më të mëdha të jetës është plotësisht në dorën tonë dhe përcakton në një mënyrë a një tjetër si do ecë ajo më pas.

Një maturante kur u regjistrua në UET. e cila ishte me mesatare 9.85 u shpreh “Unë i dua fort mundësitë. Unë mund të zgjidhja të studioja në çdo universitet, por nuk mund të kërkoj me lupë në universitetet shtetërore ndërkohë që universitetet private dhe për më tepër UET i ofron të gjitha ato që unë kërkoj”.

Universiteti Europian i Tiranës nisi para disa ditës dy ditësh transmetimin e një reklame ku vë në dukje se cilësia e studimeve në universitetet shtetërore është e një niveli të ulët, ku studentët nuk duhet të harxhojnë as mund dhe as kohë për studimet e tyre. Autoriteti i Mediave Audiovizive reagoi me anë të një njoftimi zyrtar ku u bënte thirrje operatorëve audiovizivë të ndalonin këtë reklamë, pavarësisht se ky vendim i AMA-s është i paligjshëm.

Ndërkohë menjëherë pas transmetimit të kësaj reklame pati reagime të shumta në disa portale dhe në rrjetet sociale duke nxjerrë argumente dhe qëllime nga më të ndryshme. Por i vetmi qëllim i reklamës së UET është vënia në dukje e fenomenit ku cilësia e mësimdhënies, kushtet laboratorike, burokracitë e mëdha etj. etj., në universitet shtetërore, janë të një niveli shumë të ulët në krahasim me vendet e rajonit e jo të krahasohen me ato të BE-së.

A nuk është e vërtetë, që financimi në universitetet shtetërore varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe nuk ka një raport apo një analizë reale se sa është kostoja e vërtetë e një studenti që studion në universitetet shtetërore.

A nuk është e vërtetë, që universitet shtetërore kanë mungesë të theksuar të kushteve infrastrukturore, ku vihet re që numri i studentëve në një klasë është 2-3 fish mbi kapacitetin, e cila ul mundësinë e një aksesi të drejtpërdrejtë midis pedagogëve dhe studentëve. Apo kushtet laboratorike ku studentët duhet të vendosin dijet e tyre teorike në praktikë, janë shumë të pakta për mos të thënë që nuk ekzistojnë.

A nuk është e vërtetë, që në universitetet shtetërore nuk ka një transparencë mbi financimin e kërkimit shkencor. Ku askush nuk e di se për cilin studim apo projekt mund të shkojnë këto financime, e jo më të njihemi nëse ja vlen realisht se duhet të përfitoj financim nga buxheti i shtetit apo jo.

A nuk është e vërtetë, që korrupsioni në universitetet shtetërore për të marrë një provim, jo vetëm që është prezent por është në nivele shumë të larta. Ky fenomen është bërë fakt shumë herë më figurë edhe me zë, siç është rasti i 6 pedagogëve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

A nuk është e vërtetë, që ne paguajmë tarifa më të larta në spitale, sigurime apo shërbime e tjera private vetëm e vetëm për të marrë shërbime më cilësore. Dhe për studimet e larta që është investimi i jetës së çdo njeriu, në kohë, mund dhe para ne kritikojmë privatin, se ngre zërin duke treguar me gisht se universitetet shtetërore nuk kanë çfarë cilësie të ofrojnë.

A nuk është e vërtetë, që secili prej nesh është ndeshur të paktën njëherë me një nga këto raste. Por duke qenë se universitetet shtetërore janë pothuajse falas duhet të pranojmë çdo gjë që ofrohet nga këto universitete. Ndoshta ka ardhur koha që universitetet shqiptare, qoftë publike apo private të përfshihen në rankim, i cili është “sita” reale e tyre.

*Drejtor i Komunikimit, UET

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Grupi parlamentar dhe qeveria duhet të jenë në “luftë” dhe jo në paqe

Nga Ervis Iljazaj Qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste kanë bërë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.