A po e kalon Lu vizën e kuqe? Ja debati në PD



Kur flet goja perpara mendjesIshte paralajmëruar një mbledhje jashtë radhe vetëm për Reformën Zgjedhore, por kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është gjendur përballë debateve për një tjetër proces të rëndësishëm, atë për Reformën në Drejtësi, për të cilën brenda dy ditëve në selinë blu pikërisht në grup do të vijnë “mysafirë” edhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka deklaruar se në 125 vjet nuk ka ndodhur kurrë, që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare. Në një postim të mëvonshëm në faqen e saj në “Facebook”, Topalli ka sqaruar pozicionin që mbajti në grup.

“…Kur një kryeministër e konsideron popullin e vet dele, natyrisht që të tjerët, nuk kanë pse të kenë respekt për të. Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë, shkohet në komisionet parlamentare dhe i kërkohet që të bëhet reformë dhe kërkohet që të shkojnë te grupet parlamentare diplomatë të huaj dhe t’i tregojnë se duhet të bëjnë reformë. A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet apo në 125 vjet, që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare? Kurrë! Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Sepse kryeministri i vendit tim na thotë neve barbarë, gënjeshtarë pse themi që në grupin e tij apo te mazhoranca ka kriminelë…”, -shkruan Topalli.

Ajo sqaron ndër të tjera se, edhe paketa e Reformës në Drejtësi duhet parë e studiuar mirë, duke lënë të kuptohet edhe pakënaqësinë që ajo mund të ketë për paketën e servirur nga ndërkombëtarët.

“…Ky vend nuk ka nevojë vetëm për reformën e drejtësisë, jo, do të isha e pandershme dhe e padrejtë. Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për reformën e drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar…”, -shkruan ajo.

Ndërkohë vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur gjatë mbledhjes se SHBA-ja ka qenë një mbështetëse e fortë ndaj dhe nuk kishte arsye për t’u kompleksuar për pjesëmarrjen e ambasadorit Lu në mbledhjen e grupit.

Për Reformën në Drejtësi ka folur edhe deputeti demokrat Arben Imami, duke sjellë një panoramë të përgjithshme ndër vite të kësaj çështjeje, ndërsa deputeti tjetër Genc Ruli mësohet të jetë shprehur se opozita duhet të shkonte me një draft të vetin.

Por Basha ka sqaruar se PD-ja u ka qëndruar parimeve edhe me draftin që po diskutohet.

Në krah të Bashës për këtë çështje është pozicionuar edhe deputeti demokrat Eduard Selami. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur se qëndrimet e disave në mbledhje për Reformën në Drejtësi apo edhe për pjesëmarrjen e ambasadorëve në grup, janë enverizma.

“Për mua ky është një enverizëm ekstrem. Partia e Dhjetorit dhe e perëndimit të mos pranojë ambasadorin amerikan?!. Kjo është shumë e rëndë”, -mësohet të jetë shprehur ai.

Selami ka deklaruar gjithashtu se pjesëmarrja e ambasadorit amerikan në një forum partiak nuk është e para në llojin e saj, duke sjellë këtu raste të ngjashme që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, Korenë e Jugut apo edhe Japoni.

“Ende nuk kemi pushtuar njeri”, -mësohet t’i jetë drejtuar Topalli-Selamit.

Për pasojë, në fund të qëndrimit të tij, deputeti demokrat, i nisur nga dy mendime që po shfaqeshin në grup, ka kërkuar që të hidhet në votë prania ose jo e ambasadorit, por propozimi i tij ka kaluar në heshtje, pa u hedhur në votim.

Angazhimin e ambasadorëve në Reformën në Drejtësi e ka mbështetur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por, si e vlerëson Basha debatin brenda partisë që ai drejton?

“…Sigurisht ka pasur dhe do të ketë gjithmonë e më shumë. Ky është standardi im si kryetar i Partisë Demokratike, parti e debatit, parti e rrahjes së mendimeve, parti e çdo demokrati, sigurisht edhe e çdo deputeti. Kjo ishte mbledhje e Grupit Parlamentar dhe deputetët do të japin mendimet e tyre dhe në fund fare do të vendosim të gjithë së bashku, si një parti e bashkuar dhe e vlerave…”, -tha Basha pas mbledhjes së grupit

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Borxhi, investimet dhe zhvillimi ekonomik në Shqipëri

Nga Teuta Nunaj* Borxhi publik është rritur, remitancat janë ulur, investimet e...
Read More