A po kërkon Ukraina të ndërtoj armë bërthamorë për të përballur Rusinë?

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka pohuar se Ukraina nuk ka ndërmend të kthejë arsenalin bërthamor që e posedonte pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, raporton 112 Ukraina”, në gjuhën angleze.

Ai këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij për paqe që u transmetuar nga televizioni “112 Ukraina”.

“Rusia shkatërroi plotësisht sistemin që përfundoi pas Luftës së Dytë Botërore pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Për më tepër, Rusia së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë dhe Kinë ishin garantuesit e sovranitetit tonë dhe integritetit territorial brenda Memorandumit të Budapestit kur Ukraina refuzoi nga arsenali i dytë i madh bërthamor. Nëse Ukraina do t’i kishte armët bërthamore, a mendoni se Rusia do të fillonte luftën? Sigurisht që jo. Ne nuk duam të kthejmë arsenalin bërthamor. Jo. Në anën tjetër, ne mendojmë se sistemi i mos-përhapjes së armëve bërthamore është rruga e vetme për sigurinë globale. Është një arsye tjetër pse ne kemi nevojë për unitet dhe solidaritet në botë “, tha presidenti.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Përdoruesit e iPhone janë më të zgjuar se ata të Android”

Një studim ifundit ka zbuluar se personat që përdorin iPhone janë më të zgjuar se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.