A rrezikon të rrëzohet qeveria e Haradinajt? Lista Serbe akoma e paqartë

Operacioni i policisë në veri të Kosovës, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç, shtyu Listën Serbe të njoftonte largimin nga qeveria.

Por divorci duket se nuk ka ndodhur ende dhe ka dyshime nëse do të ndodhë.

Mediet vendase thonë se serbët nuk i kanë dorëzuar automjetet zyrtare, kartat e kreditit, apo asete të tjera shtetërore, që kanë në dispozicion.

Situata është e paqartë në radhët e qeverisë. Vetë kryeministri Ramush Haradinaj beson se Lista nuk do t’i tërheqë ministrat.

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, pjesëtar i kësaj partie, mori pjesë të enjten në mbledhjen e qeverisë për të shprehur pikëpamjen e tij për aksionin policor të së hënës, që çoi në arrestimin e Marko Gjuriçit.

Ai u largua nga mbledhja, pas përfundimit të diskutimeve lidhur me çështjen, por nuk e bëri të ditur nëse do ta braktiste përfundimisht qeverinë.

Në një deklaratë për “Koha Ditore”, zyra e kryeministrit thotë se është ende herët për të dhënë konkluzione për situatën.

Ndërkohë zëvendëskryemimistri Behgjet Pacolli është i bindur se Lista Serbe nuk do të largohet nga qeveria, pavarësisht deklaratës së pak ditëve më parë.

Skeptik lidhur me çështjen është treguar edhe kryetari i partisë progresiste serbe, Nenad Rashiç.

Pavarësisht humbjes së shumicës në Kuvend pas largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka në rrezik mbijetesën e saj, thonë analistët politikë.

Sipas tyre, Qeveria aktuale, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, nuk është duke u përballur me ndonjë nismë nga opozita për mocion mosbesimi në Kuvend, si një prej procedurave që mund të shfrytëzohet për rrëzimin e Qeverisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbuloni cili është populli ku gratë lindin deri në 65 vjeçe dhe nuk i zë asnjë sëmundje

Shprehja më e zakonshme e urimit për ditëlindje është: “U bëfsh edhe...
Read More