Si të vendosni kremin e pudres që të mos lini shenja në fytyrë…

Asnjë nga ne nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime.

Gabimet në sektorin e makeup-it duket se janë më të shpeshta, por dhe lehtësisht të shmangshme me këshillat e duhura. Një nga gabimet më të mëdha është aplikimi i produkteve në rendin e gabuar. Kjo do të krijojë një lëkurë të keqe, të rënduar dhe më të plakur.

Vendosja e formulave kremoze pasi keni aplikuar pudrën pluhur thjeshtë është e gabuar. Mos zgjidhni bronzer, highlighter apo blush kremoze pasi do pigmentojnë lëkurën tuaj.

Ja mënyra e duhur si ti aplikoni ato.

Hapi #1: Formula krem

Së pari, aplikoni dhe vendosni kremin pudër apo fondatinën e lëngshme në mënyrë që të fshihni parregullsitë dhe të krijoni një shkëlqim të butë në lëkurë.

Nëse jeni të kënaqur se si duket produkti krem, nuk ka nevojë të shtoni pudër pluhur.

Hapi #2: Formula Pudër

Kjo përdoret për një mbulim maksimal dhe krijimin e një pamje mat të lëkurës. Gjithashtu aplikimi i highlighter, blushit në mollëza apo bronzer zgjidhni formën pudër pasi lëkura do të marrë një shkëlqim më të bukur dhe natyral. Shmangini në mënyrë kategorike formulat kremoze të tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan: Nuk dëshirojmë t’i shohim myslimanët të luftojnë kundër njëri-tjetrit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij...
Read More