ABBA rikthehet me muzikë të re pas 35 vjetesh

Grupi i njohur i muzikës pop, ABBA, është rikthyer në studio dhe ka regjistruar këngë të re, pas 35 vjetësh – qysh nga viti 1982.

2-5

Picture 1 of 2

Katërshja suedeze tha se projekti i ri ishte “pasojë e papritur” e vendimit të tyre të fundit për tu bashkuar në një turne të “realitet virtual”, transmeton Klan Kosova.

“Të katër ne jemi ndier se pas 35 vjetësh, do të jetë shumë argëtuese që të bashkojmë forcat tona sërish dhe të shkojmë në studion e regjistrimeve. Kështu edhe bëmë. Dukej sikur koha kishte ndaluar dhe ne kishim qenë vetëm në një pushim të shkurtër”, ka thënë grupi në Instagram.

“Ne mund të jemi më të moshuar por kënga është e re. Është ndjenjë e mirë”, kanë thënë tutje ata.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ndikojnë femrat inteligjente në jetën e një mashkulli

Nëse inteligjenca nuk është krye të listës të gjërave që kërkoni tek...
Read More