Abuzoi me detyrën, pranga drejtoreshës së Hipotekës në Sarandë

Është arrestuar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu.

Burime edhe nga Prokuroria kanë konfirmuar të njëjtin fakt se, Shehu është arrestuar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale”.

Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë, pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërkohë që nesër pritet masa e arrestit për të. 

Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim pasi ishte nën një tronditje psikike.

Mjekët kanë pohuar se, arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale e Shehut.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Urdhër-arresti për Albin Kurtin, shtyhet seanca për 4 deputetët

Eshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.