Ada Bajraktari: Shkëmbimet studentore, mundësi për ta zhvilluar karrierën jashtë

 

Ndërsa ndiqte studimet në Fakultetin e Drejtësisë në UET, skema e shkëmbimeve studentore përmes programit “Erasmus+” ishte bërë tashmë pjesë e ambicieve të saj. Ishin rrjetet sociale kanali i komunikimit që e bënë të njihej më shumë me dimensionin ndërkombëtar të UET; ku flitej vazhdimisht për marrëveshje bilaterale mes universiteteve që tërhoqën interesin e shumë studentëve … “Dhe realisht që në momentin e parë tërhoqi dhe vëmendjen time” – rrëfen Ada Bajraktari, e cila po kryen një semestër në Tallin Technical University, të Estonisë.

“Këtu po kryej semestrin e fundit, të vitit të fundit të studimeve të mia dhe, realisht kam pasur goxha ngarkesë, sepse kam edhe mbrojtjen e temës të diplomës. Ama jam e bindur njëqind për qind që është një përvojë që ia vlen” – rrëfen studentja, e lumtur për kontaktin me kultura të reja, të ndryshme nga vendi i saj dhe po gëzon mundësinë e thellimit të njohurive në dimension ndërkombëtar. “Është vërtet diçka që të bën një profesionist edhe më të kualifikuar në tregun e punës.

Por jo vetëm, edhe udhëtimet janë një eksperiencë më vete dhe ndihesh krenar kur midis shumë vendeve të zhvilluara ke mundësi të përfaqësosh vendin tënd dhe të tregosh, të flasësh për të” –zbulon ajo duke marrë rolin e një ambasadoreje të Shqipërisë te bashkëmoshatarët e saj. Në përvojën e saj të studimeve, rrëfen se nuk sheh ndonjë ndryshim të madh në kurrikula mes universitetit të saj dhe atij estonez.

“Por, duke qenë se Estonia është vendi më teknologjik në botë, edhe mësimdhënia është shumë e ndikuar nga ky fakt siç mund të përmend “Kurset Online” që ishin diçka e panjohur për mua” –zbulon ajo, ndërsa sugjeron se për ata që aspiron të marrin realisht dije, UET do të ishte zgjidhja e mirë për këdo.

“Meritokracia është fjala që UET u garanton të gjithë studentëve, ndërsa programi Erasmus të jep statusin e një studenti internacional dhe është diçka që të bën të ndihesh krenar për veten”.
Këtë përvojë Ada e ka parë edhe si mundësi që i jep akses për ta zhvilluar karrierën pse jo edhe në mjedise ndërkombëtare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Grekët në grevë, pikat kufitare “paralizohen” për 24 orë

Pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk do të funksionojnë për 24...
Read More