Adea Shabani, Aktorja shqiptare e filmit “All or nothing” zhduket në rrethana misterioze në SHBA

 

Një aktore shqiptare që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë. Lajmi po bën xhiron e mediave botërore.

Mësohet se Adea Shabani, shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing” rezulton e zhdukur që prej të premtes së kaluar, duke mbushur më shumë se një javë.

25-vjeçarja jeton prej 2 vitesh në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj drejt Hollywood-it.

Shqiptarja studion për aktrim, ndërsa hera e fundit që ishte parë ishte pikërisht më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood.

‘Daily Mail’ shkruan se, nëna e aktores, e cila udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës së saj.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Është kaq e trishtueshme, shpresojmë të jetë gjallë”,- tha shoqja e Adeas, Emma Joe.

Aktualisht policia vijon kërkimet për gjetjen e vajzës shqiptare.

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kërcënohet sërish ministri i Jashtëm grek, i dërgohet në zarf një fishek mitralozi

  Një fishek i futur brenda një zarfi është dërguar në adresë...
Read More