Adela Danaj, Presidente e re e ALUMNI-UET


Pasi ka studiuar në Universitetin Europian të Tiranës ciklin Bachelor në programin e Shkencave Politike, Adela ka fituar mundësinë për të vijuar studimet master në një universitet prestigjioz europian, në programin  Shkenca Politike pranë Central European University (CEU) në Budapest.

Lidhja me UET ka qenë shumë e fortë dhe rikthimi i saj në shtëpinë e parë akademike ishte i pashmangshëm.

Për shkak të angazhimit të saj si Alumni Adela u zgjodh presidentja e re e kësaj shoqate pas Eneda Tarifës që e drejtoi shoqatën për disa vite.

Duke folur para studentëve  Alumni, Danaj e quajti këtë detyrë një përgjegjësi dhe një privilegj.

“Do të përpiqem të përcjell, me anë të urave të komunikimit që UET ka tashmë ka promovuar prej vitesh më të mirën për studentët që kanë qenë në UET por edhe për ata që do të vijnë. Teksa dëgjoja dëshmitë e ish. studentëve, zemra më bëhej mal për dy arsye. Se pari, jam koshiente që se bashku me  zyrën e projekteve, së bashku me profesor Henrin kemi bërë të pamundurën për të cuar përpara bashkëpunimet me universitet ndërkombëtare. Mbaj mend takimet tona të para me studentët teksa i shtynin pafund për përgatitjen e dosjeve për të aplikuar.

Kanë qenë skeptikë, dhe sot pas dy vitesh, një hark kohor i shkurtër, dëgjoj që ata bëjnë thirrje për aplikime të reja. Se dyti, atë që bëra dy vite më parë, do të përpiqem ta bëj në  4-5 vitet në vijim, sepse më intereson personalisht të kem një komunikim të mirë e të frytshëm me atë që kanë qenë pjesë e UET dhe kanë venë themele bazë për UET.

Së pari për të ngritur më tej emrin e UET dhe për ta promovuar atë dhe për ta çuar në stadin që meriton, së dyti për t’i treguar të gjithëve që universiteti privat ka një emër sot dhe ai është UET, dhe së treti për të qenë më tepër ballëhapur në të gjitha debatet që kam hasur së fundmi me skeptikët e universiteteve private dhe për të treguar që UET kandidon fort në arenën ndërkombëtare. Këtë e kam dëshmi personale dhe jo me të dëgjuar”- u shpreh ajo pas marrjes së detyrës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shorti/ 3 kundërshtarët e Skënderbeut. Shqiptarët drejt Beogradit

Skenderbeu ka njohur sot kundërshtarët e ndeshjeve në fazën e grupeve të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.