Adele fiton pesë çmime muzikore Grammy

adele-grammy-press-room-2017-grammys-billboard-1548

Këngëtarja britanike Adele triumfoi përsëri me pesë çmime Grammy për albumin e saj të fundit me balada, dhe përdori fjalimin e saj për të lavdëruar Beyonce, të cilën e mundi në çmimet e mëdha.

Adele fitoi treshen e çmimeve më të mëdha të mbrëmjes, atë të Album, Këngës më të mirë dhe Kënga e vitit, ndërsa Beyonce fitoi dy çmime.

Në një homazh sentimental ndaj idhullit të ndjerë britanik të rrokut David Bowie, albumi i fundit i tij “Blackstar” mori pesë çmime Grammy.

Ndërsa Adele fitoi Kënga më e mirë, dhe Kënga më e Mirë e Vitit me hitin e saj “Hello” dhe Albumi i vitit me “25”. Edhe në vitin 2012 Adele mori fitore të ngjashme për albumin “21”, i cili është i vetmi që ka shitur më shumë se “25” gjatë dekadës së fundit.

“Idhulli im është mbretëresha Beyonce, ti më emocionon çdo ditë”, tha Adele duke pranuar çmimet, dhe duke parë nga Beyonce, e cila dilte për herë të parë në publik pas njoftimin se po pret dy binjakë.

Kjo e fundit fitoi çmimin e Albimit më të Mirë Urban Kontemporan me “Lemonade” dhe video më e mirë me “Formation.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Mariah Carey në mes të një beteje ligjore

Mariah Carey po tenton që t’ia lërë fajin promotorëve nga Amerika e...
Read More