Adelina Ismaili, mes emocioneve dhe … statuseve të çuditshme!

 

Adelina Ismajli është ndër këngëtaret shqiptare më të pëlqyera. Ajo pëlqehet, jo vetëm për zërin, por edhe për performancën e shkëlqyer skenike, për të cilën u shqua që në fillimet e karrierës së saj, duke guxuar të paraqitet ndryshe.

E bukur, skenike dhe plot sharm, ajo u bë idhulli i shumë të rinjve dhe jo vetëm.

Adelina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Val Krasniqi përmes një fotografie të hedhur në llogarinë e tij në Facebook.

Vetëm pak kohë më parë në një intervistë për “Nin” Adelina zbuloi vështirësitë e të qenit mami dhe periudhën që kaloi pas vdekjes së nënës.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave.

Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohej brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar.

Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”, u shpreh pak muaj më parë në një intervistë Adelina.

Ndërkohë që e ka marr veten dhe i është rikthyer edhe karrierës artistike, Adelina na ka befasuar të gjithëve me një status të postuar në Instastory.

“Është bërë e vështirë sepse k….. janë bërë të zgjuara”, ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin e saj në Instastory.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rashel fillon plazhin, joshëse me kostum .…

Bukuroshja Rashel Kolaneci ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen dhe...
Read More
CLOSE
CLOSE