Administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani dënohet me 2 vite burg

anjeza-shabani-420x275

Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanin nën akuzën e “keqtrajtimit të të miturve” dhe “Fshehje të të ardhurave”. 32-vjeçarja Shabani nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit në momentin që u lexua vendimi për të. Ndërsa Gjykata e Tiranes dënoi me 3 vjet burg Anjeza Shabanin, por e pandehura do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënimi i saj reduktohet ne dy vjet. Për të prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg. Anjeza Shabani u denoncua në qershor të këtij viti, përmes emisionit Stop ne Tv Klan, nga prindërit e një fëmije 3-vjeçar, të cilin ajo e dhunonte fizikisht. Prindërit regjistruan aktin e dhunimit të fëmijës dhe e paraqiten atë në ekran, për të denoncuar administratoren Anjeza Shabani. Gjatë fazës hetimore, e pandehura pranoi dhunën ndaj te miturit, por tha se kjo kishte ndodhur vetëm njëherë. Por sipas prokurorisë Shabani ka dhunuar të paktën tre fëmijë. Ndërsa lidhur me akuzën tjetër që rëndon ndaj saj për “Fshehje të të ardhurave”, sipas organit të akuzës që nga viti 2015, Anjeza Shabani ushtronte aktivitet të palicencuar në kopshtin privat “Diren” që administrohej prej saj. Shabani u arrestua ne 20 qershor të këtij viti nga uniformat blu.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More