Adoleshenti terrorist: Kisha planifikuar të vrisja fëmijët e kopshtit me akullore të helmuar


3ae0961a00000578-3985290-image-a-10_1480497864081-1

Është zbuluar se një terrorist i ISIS kishte planifikuar të vriste fëmijët e një kopshti në Gjermani me akullore të helmuar.

Plani mizor kishte dalë në dritë gjatë dëshmive të dy adoleshentëve të shtetit Islamik të cilët hodhën në erë tempullin Sikh në qytetin industrial të Essen gjatë festimeve të një dasme.

Mohammed O, 17-vjeç, ishte kryetari i grupit terrorist të sulmeve në prill ku vdiqën 4 persona. Ai kishte planifikuar gjithashtu të helmonte fëmijët e kopshtit dhe më pas të hidhej në erë.

Yusuf T, 17 vjeç, ishte kryetari i një tjetër grupi bombardues.

Adoleshentët e kishin krijuar grupin e tyre vrasës në Whatsapp dhe i kishin ndërtuar bombat duke i parë në internet.

Ata u kapën pasi hodhën bombat dhe plani i tyre u zbulua në një letër që Mohammed i kishte dërguar Yusuf, gjatë kohës që ishte në burg.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përdhunoi amerikanen në Tiranë, arrestohet për herë të dytë kamarieri

Policia e Tiranës ka arrestuar dje për herë të dytë një kamarier...
Read More