Adriatik Llalla nën hetim, ja për çfarë akuzohet

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, me akuzën e pastrimit të parave.

Llalla u tërhoq nga privilegji për t’u zgjedhur gjyqtar pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror, duke sjellë në përfundimin e procesit të vetingut ndaj tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar  dosjen e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi ka pasur të dhëna se ish-kryeprokurori kishte konsumuar veprën penale të “pastrimit të parave”.

Menjëherë pas hetimin nga Prokuroria e Tiranës, dosja e tij u dërgua për hetim në Prokurorinë e Durrësit, për të shmangur çdo konflikt interesi në lidhje me hetimin  e ish-numrit një të akuzës.

HETIMI

Burimet jozyrtare thonë për  “Panoramën” se Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për verifikimin e pasurisë së ish-Kryeprokurorit Llalla. Në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.

Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë.

Sipas deklarimeve në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro. Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e Vetingut për Llallën, por nuk bëri asnjëherë publik rezultatet.

Vetë Kryeprokurorja Marku, në një intervistë për një studio televizive, la të kuptohej se hetimet ndaj ishKryeprokurorit mund të konkretizoheshin.

Llalla pati përplasje të shumta me ambasadorin amerikan në Tiranë dhe këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë publike, ku lajmëroi se SHBA-të ia kishin ndaluar hyrjen ish-Kryeprokurorit pasi dyshohej për afera korruptive.

Zërat për hetimin e tij u përforcuan edhe më shumë, kur një burim diplomatik i tha “Deutsche Ëelle-s” se ishKryeprokurori ishte nën hetim për pastrim parash.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: A ka budalla që beson se SHBA/BE duan të mbyllin dosjet??!!

Pas deklaratës së kryetarit demokrat, Lulzim Basha për Kryeprokurorin e përkohshëm, ka...
Read More