Aeroplani JetBlue rrëshqiti nga shtegu në aeroportin në Boston

Zyrtarët thanë se aeroplani i kompanisë, JetBlue Airways, ka rrëshqitur nga shtegu i paraparë për lëvizje në aeroportin Logan, në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thanë se aeropani ka rrëshqitur nga shtegu, pasi ateroi mbrëmë aty kah ora 19.15 minuta sipas kohës lokale.

Autoritetet thanë se askush nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet në Masaçusets i thanë rrjetit WHDH-TV se bora e kishte detyruar aeroportin për t’i mbyllur pistat për një kohë të shkurtër në mëngjesin e djeshëm, raporton agjencia AP.

Sipas këtyre autoriteteve, pistat ishin hapur në orën 11:30 paradite.

Shkruar Nga
More from Revista User

Francë, sondazhi zgjedhor: Macron renditet i pari në presidenciale

Kandidati centrist i fushatës franceze Emmanuel Macron llogaritet të triumfojë në raundin...
Read More