Afera me Asension? Fansat e Liverpulit çmenden për Dua Lipën, mediat fajësojnë CNN-in

Ka bërë shumë bujë në mediat e mbarë botës lajmi se këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka kaluar një natë të zjarrtë me futbollistin e Realit, Markos Asensios, pas finales së Ligës së Kampioneve.

Lajmi është raportuar nga CNN turk, një degë e kanalit të njohur të lajmeve.

Këngëtarja shqiptare tha se nuk e di nga ka dalë ky spekulim, por mediat spanjolle kanë nisur të akuzojnë CNN turk për këtë lajm.

Vetë këngëtarja ka mohuar gjithçka.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë Marko Asension dhe ka shumë gjasa që të mos e takoj ndonjëherë, pasi menaxheri im është tifoz i Liverpulit dhe nuk do ma falë këtë”, shkruan këngëtarja shqiptare.

Mediat angleze thonë se ky lajm i ka kënaqur pa masë tifozët e Liverpulit.

Vetë Asensio nuk iu është përgjigjur këtyre spekulimeve, por ka postuar disa foto nga vila e tij në Majorka, teksa relaksohet.

Ai është single për momentin.

Edhe këngëtarja shqiptare është single.

Ajo u nda nga i dashuri i saj Paul Klein në fillim të këtij viti.

Dua Lipa thotë se beson fort tek dashuria, kjo për shkak të marrëdhënies së fortë mes babait dhe mamasë së saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Aktori i famshëm baba për herë të tretë: Ta shihja tek lindte më ndryshoi jetën…

  Aktori i njohur si “The Rock”, Dwayne Johnson, është bërë baba...
Read More