Afërdita Dreshaj përgatitet për dasmë… zgjedh fustanin e nusërisë

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj po përjeton ditë të lumtura në jetën e saj. Ajo mori propozimin e ëndrrave për martesë në Pragë, nga partneri i saj Jakub.

Më 29 qershor çifti do të finalizojë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Dasma do të realizohet në Miami, dhe me siguri do të jetë një ceremoni moderne. Teksa dasma po afrohet, Afërdita po bën përgatitjet për ditën e madhe.

Përmes një fotoje në Instastory, Afërdita na ka treguar se ka filluar provat për fustanin e nusërisë.

Zgjedhja e fustanit është një dilemë e madhe për nusen, prandaj Afërdita me siguri do të provojë shumë të tillë…për të arritur tek ai përfundimitari që do të veshë në ceremoninë e 29 qershorit.

Image

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Supermodelja Kendall Jenner me foto artistike nudo

Kendall Jenner është një ndër supermodelet më të kërkuara dhe të paguara...
Read More