Afganistan: Polici i vrau gjashtë kolegë të tij



afganistan

Një polic i ka vrarë gjashtë kolegë të tij në një pikë kontrolli në provincën Zabul në pjesën jugore të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Pas të shtënave, që kanë ndodhur mbrëmë vonë, sulmuesi e dorëzoi këtë pikë së bashku me armatimin, te militantët talibanë, por forcat e sigurisë brenda disa orëve e morën kontrollin ndaj saj, ka thënë sot zyrtari policor në Zabul, Ghulam Gailani Farahi.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët i kanë rekruatuar ose kanë arritur të ndikojnë në pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane, për të ndërmarrë sulme të brendshme kundër ushtrisë së Afganistanit dhe trupave të jashtme.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Lyhet me benzinë, por harron dhe ndez cigaren…

Një  burrë në fshatin Miras të Bilishtit ka përfunduar i djegur shumë...
Read More