Afganistan: Të paktën 10 talibanë janë vrarë

afganistan

Të paktën 10 militantë talibanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në provincën lindore të Paktias, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Sulmi ajror është kryer në fshatin Narai Kandaw në qarkun Dandpatan, ku talibanët ishin mbledhur në një shtëpi, ka thënë guvernatori provincial, Zalmai Wesa. Ai ka shtuar se asnjë civil nuk është vrarë nga ky sulm.

Sulmi ajror vjen në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre pranverore ndaj forcave qeveritare.

Paktia, që gjendet pranë kufirit me Pakistanin, është një zonë ku talibanët kanë prezencë të fuqishme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bella Hadid, një adhuruese e tenisit

Bella Hadid po e shfrytëzon maksimalisht Francën. Modelja 20-vjeçare ishte në Festivalin...
Read More