Afro 90,000 myslimanë u larguan nga dhuna në Birmani

Afro 90,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga dhuna në Birmani dhe kanë kaluar kufirin me Bangladeshin.

Shifra bazohet në llogaritjet e punonjësve humanitarë të Kombeve të Bashkuara, në zonën kufitare Coz Bazar.

Dhuna ka shpërthyer më 25 gusht, pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë budsite të Birmanisë.

Ushtria thotë se po kryen operacione kundër “terroristëve ekstremistë”, por myslimanët që kanë ikur në Bangladesh, thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve.

Ushtria ka thënë se gati 400 njerëz, shumica e tyre kryengritës, kanë vdekur në përleshjet e ditëve të fundit.

Kryengritësit Rohingya janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policisë.

Edhe atëherë ka pasur ikje masive të myslimanëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkrimet e Trumpit në Twitter mund ta dëmtojnë urdhrin e udhëtimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ballafaquar me kritika dhe...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.