Agjencive qeveritare në SHBA u ndalohet përdorimi i produkteve Kaspersky

Administrata e presidentit amerikan Donald Trampa ka urdhëruar agjencitë qeveritare në vend që të heqin produktet “Kaspersky” nga sistemet e tyre të informacionit, duke deklaruar se janë të shqetësuar, pasi kompania që merret me sigurinë kibernetike, selia e të cilës është në Moskë, është subjekt i ndikimit nga Kremlini.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi një direktivë për agjencitë, ku i urdhëruan të identifikojnë produktet e brendit “Kaspersky” brenda sistemeve të tyre informative brenda 30 ditëve, të bëjnë plane për t’i hequr dhe ndërprerë përdorimin e produktit brenda 60 ditëve dhe brenda 90 ditëve të fillojnë për t’i realizuar këto plane, në mënyrë që të heqin dorë tërësisht nga përdorimi i tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Komisioni i BE-së pret rritje të ndjeshme ekonomike në Eurozonë

Ekonomia në Eurozonë, sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së, gjatë vitit në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.